Gjatë javës së fundit tetë shqiptarë të vrarë në Greqi, “Shqipëria” e Ilir Metës bën gjumin dimëror

Gjatë javës së fundit tetë shqiptarë të vrarë në Greqi, “Shqipëria” e Ilir Metës bën gjumin dimëror

Pas vrasjeve të njëpasnjëshme në rajonin e Janinës e Çamërisë, është vrarë  me armë zjarri nga grekët edhe një 18-vjeçar shqiptar. Vrasja ndodhi gjatë natës në  qytetin dikur shqiptar të Kavallës. Sipas medieve greke, 18 vjeçari shqiptar është ekzekutuar me dy plumba. I riu, emri i të cilit edne nuk dihet ishte lojtar i një ekipi futbolli grek. I riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur shkollimin e lartë. Sipas informacioneve të medieve greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Më 25 nëntor 2018 pas një debati për çështje të karakterit etnik, është gjetur i vrarë shtetasi i Shqipërisë, Petrit Zifle. Ai  Ishte shpallur në kërkim nga familja e tij, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi, por u gjet i pajetë i hedhur në një kanal, nga një shofer kamioni të mërkurën e javës së kaluar. Bëhet fjalë për shtetasin 63-vjeçar,  Petrit Zifle, nga Berati emigrant në Korfuz të Greqisë. Mediet greke zbuluan një ditë më parë emrin e tij dhe detaje të tjera, përfshi edhe vrasësin, të cilin e identifikuan si eksponent të organizatës naziste greke “Agimit të Artë”. Në dhjetë ditët e fundit vetëm në rajonin i ish Vilajetit shqiptar të Janinës janë vrarë  tetë shqiptarë dhe nuk pati ndonjë reagim zyrtar, ndërsa për heqjen e një pllake të një shqiptarë-vrasësi grek, në Shqipëri,   reagoi tërë Greqia.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …