Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me stafin e tij ka nisur ditën e sotme me një minutë heshtje për ish-kryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush. “Sot, filluam ditën e punës me një minutë heshtje në nderim të Presidentit George H. W Bush”, ka shkruar Haradinaj. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e sotme e ka shpallur ditë zie shtetërore.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …