Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi, duke folur për mos-liberalizimin e vizave u shpreh se komisioneri Hahn tregoi qartë qëndrimin e BE-së se deri me 2020 nuk do të ketë liberalizim të vizave dhe ky lajm padyshim që na ka hidhëruar. Por kush mbanë përgjegjësi për këtë izolim të padrejtë të qytetarëve të Kosovës? Padyshim që përgjegjësi kryesor i izolimit të qytetarëve të Kosovës është klasa politike që po e udhëheq vendin.
Kjo klasë politike e zhytur në jetën luksoze, me paga dhe mëditje të majme, dreka dhe darka, udhëtime dhe shpenzime marramendëse, pasuri milionëshe që askush nuk guxon ta hetojë prejardhjen e pasurisë së tyre, mbanë përgjegjësinë kryesore për izolimin e qytetarëve të Kosovës. Kjo klasë politike ia dhuroi 8200 hektarë Malit të Zi, dhe prapë nuk ndodhi liberalizim të vizave. Kjo klasë politike që përfaqëson një shtet me mbi 96% myslimanë, në vazhdimësi ka shkelur të drejtat e besimtarëve të kësaj feje. Vetëm gjatë zgjedhjeve, ata interesohen për myslimanët, japin premtime dhe betohen në KUR’AN, premtojnë liri për besimtarët dhe luftë kundër islamofobisë. Si pozita ashtu edhe opozita që 19 vite pas luftës vetëm kanë flirtuar me votuesit myslimanë, por asnjëherë nuk i kanë mbrojtur të drejtat e tyre.