Bilall Sherifi: Pse u hesht lajmi kryesor nga takimi Merkel-Mustafa?

Me vëmendje i përcolla raportimet e medieve si gjermane po ashtu edhe atyre vendore mbi pritjen që Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri delegacionit të Qeverisë së Kosovës në krye me kryeministrin Isa Mustafa.

Duke dashur të informohem më gjerësisht për atë se çka u tha në konferencën e djeshme për shtyp, hyra në faqen zyrtare të qeverisë gjermane www.bundesregierung.de dhe e lexova në tërësi tekstin e publikuar të konferencës, Kancelarja Angela Merkel  në konferencë nënvizoi  këto tri tema si të rëndësishme për Kosovën.

 

1. Bisedimet me Serbinë, të cilat duhet të jenë në funksion të integrimeve në bashkimin evropian.

 

2. Zhvillimin ekonomik të Kosovës, me theks të veçantë mbi prodhimin e energjisë elektrike.

 

3. Çështjen e azilkërkuesve.

 

Për çështjen e bisedimeve dhe të azilkërkuesve pati mbulesë të mjaftueshme, prandaj do të fokusohem vetëm te çështja e zhvillimit ekonomik.

 

Ajo që më bëri përshtypje nga mbulimi i kësaj ngjarje ishte heshtja e një lajmi shumë të rëndësishëm, e që ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë.

 

Kancelarja Angela Merkel dje në konferencë për shtyp jo vetëm që u tregua e gatshme të ndihmojë në këtë drejtim por edhe tregoi se për këtë çështje, pra për prodhimin e energjisë tani më nga BILFINGER, një kompani multinacionale gjermane ekziston një ofertë konkrete.

 

Po e sjellë në tërësi në gjuhën gjermane pjesën ku Merkel flet për këtë çështje si dhe përkthimin e saj të bërë nga unë në gjuhën shqipe.

 

“Vor allen Dingen wollen wir unterstützend ëwirken, wenn es um die Energieproduktion geht. Hier geht es um bereits vorliegende Angebote von BILFINGER, um eventuell ein Braunkohlekraftwerk zu ertüchtigen und damit auch mehr Stabilität in der Energieversorgung vorzubereiten”.

 

“Mbi të gjitha, ne dëshirojmë të jemi mbështetës kur është fjala për prodhimin e energjisë. Sa i përket kësaj çështje tanimë më ka oferta konkrete nga BILFINGER, në mënyrë që eventualisht të ndërtohet një termocentral. Me qëllim që të ketë më shumë stabilitet në furnizim me energji elektrike”.1

 

Pra nga kjo del se Kancelarjia, Agela Merkel dje ka dhënë një lajm të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, por çuditërisht askujt nuk i bëri përshtypje.

 

U hesht nga të gjithë, sidomos nga Qeveria e Kosovës, arsyet pse ata e heshtën mund të jenë të ndryshme, por njëra nga arsyet e besueshme është se duke pasur parasysh faktin se me kompanitë gjermane nuk mund të bësh dy kontrata, një mbi tavolinë dhe një nën tavolinë, atëherë këta parapëlqejnë që fare të mos bëjnë marrëveshje me to. Prandaj qeveritarët e Kosovës e heshtën lajmin më të rëndësishëm që doli nga takimi Merkel/Mustafa, e që padyshim ka emrin BILFINGER.

 

Nëse dëshironi të dini për këtë kompani multinacionale të Gjermanisë me seli në Manheim, e cila vepron në shumë vende të botës dhe numëron rreth 70 000 punëtor hyni në faqen e saj të internetit

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …