Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç rast do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan, Qeverisë dhe Kongresit. Në këto takime në Uashington dhe në Nju jork, do të diskutohet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve dhe popujve, si dhe për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të ketë takime me përfaqësues politikë dhe drejtues ushtarakë, në të cilat do të flitet për forcimin e bashkëpunimit në sferën ushtarake, në rrethanat e reja kur pritet transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …