Fillojnë takimet në implementimin e Programit Nacional për Rininë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti pasi që kanë nisur edhe takimet me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta si dhe atyre të mesme të larta me qëllim të shpalosjes së Programit Nacional për Rininë. Në këto takime ka marrë pjesë edhe Azem Guri, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini. Përndryshe Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Kurse bëhet me dije nga z. Hoti se ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në gara të ndryshme të cilat do të zhvillohen. E Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas nënshkrimit të memorandumit, bëri me dije se Komuna e Vitisë do të jetë e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë në implementimin e këtij programi. Ndërkaq ky program është mirëpritur edhe nga drejtorët e shkollave në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …