leoni

Fikret Kastrioti: Letër babait tim të rënë në Betejën e Kumanovës

Babi, të shkruaj për krenarinë që më dhe ti. Të them te drejtën më duket diçka e parealizueshme, sepse krenaria ime për ty ka arritur deri ne atë pike saqë nuk përshkruhet, por gjithashtu edhe sikur me duket se krenaria dhe dhimbja janë të barabarta në shpirtin tim. E  di që dëshira jote është  që krenaria ta munde dhimbjen që kemi për ty, dhe kjo është ajo me te cilën po luftoje në këtë kohe, dua qe edhe Ti te ndjehesh krenare për ne nga lart se kur na sheh.

 

Babi,  çdo ditë e me shume me bene te vuaj vetem nje gje e me teper, me ben te vuaj mos interesimi i shtetit tone per ju, mosinteresimi i tij per kete gje madheshtore qe bere ti se bashku me shoket e tu, ju jeni ata te cilet e filluat, jeni ata te cilet vute themelet e Shqipërise se Bashkuar, te cilat do te vazhdohen nga te gjithe te tjeret me zemer si te tuajen babi i dashur, dhe me trimerine gjithashtu.

 



Ju jeni krenaria e gjithe ketij populli te pervuajtur me shekuj, e te shkelur me shekuj nga pushtues e tradhetare, por që me vret diqka tek kjo eshte se ju u tradhetuat nga ata qe flasin te njejten gjuhe si ne babi, flasin gjuhen e embel Shqipe. Ne jemi nje popull i lashte e i pasur me nje kulture e tradite qe shume popuj te tjere na kane lakmi neve per kete, kete e deshmojne edhe faktet te cilat flasin vet.

Babi, nje dite Shqiperia e Bashkuar do te behet, por ajo do behet pa ty, por kurrë nuk do të harrohet se  Ti ishe themeli i saj, se bashku me shoket e tu.

 

Shpresoj qe Zoti te ma mundësojë ta shoh kete Nënë Shqiperi të Bashkuar se siç me te vertet i ka hije asaj, e mos ma marrte Zoti shpirtin te pakten pa shkrepur dhe une nje plumbe se bashku me te tjeret per kete toke te bekuar e te shenjte.

 

Babi, une biri yt te premtoje qe Amaneti yt dhe i shume shokeve Tuaj do te shkoje ne fund,  sepse dhe vete Zoti i do te drejtët, andaj ne jemi ata te cilet vetem drejtesi kerkojme dhe asgje me shume, dhe nje dite drejtesia do vihet ne vend, e sllavet dhe popujt e tjere pushtues do lirojne vendet, te cilat i kishin marre me ndihmen e tradhetareve te mallkuar qofshin te gjithe se bashku, por e di çfare me gezon vete fakti qe mbi ne dhe mbi te gjithe kemi nje Zot,  i cili ne nje kohe nese jo sote, nese jo neser ose pasneser Ai drejtuesinë do ta ve ne vend e gjithkush do marre shperblimin dhe denimin e merituar dhe ne do te jemi te lire te frymojme shqip kudo qe te jemi.

 

Andaj une biri yt te premtoj qe do te beje te ndihesh krenare per mua babi.

RROFTE SHQIPERIA ETNIKE E BASHKIMI KOMBETAR, VDEKJE TRADHETAREVE.

 

Të dua  shumë babi!

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …