Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancë të jashtëzakonshme pas vendimit për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës

Stoltenberg shprehet kundër transformimit të FSK-së por në MFSK thonë nuk mund të pritet deri në pa kufi

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar dje se transformimi i FSK-së në ushtri po ndodh në kohë të papërshtatshme dhe kjo mund të ketë pasoja serioze për vendin. Por ministri Rrustem Berisha ka deklaruar se FSK-ja nuk mund të mbesë deri në pafundësi me misionin që ka aktualisht. Megjithatë, ai është shprehur i bindur se s’do të ketë cenim të raporteve me partnerët strategjikë të Kosovës. Pak ditë para se pakoja e projektligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri të shkojë në Kuvend për lexim të dytë zyrtarë të lartë të NATO-s janë deklaruar kundër transformimit të FSK-së, pasi nuk është koha e duhur që të ndodhë një gjë e tillë. Madje në rast se do të ketë transformim të FSK-së, zyrtarët e NATO-s kanë paralajmëruar pasoja për Republikën e Kosovës edhe në procesin e integrimit euroatlantik. Pavarësisht kësaj, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka thënë  se Kosova nuk mund të presë deri në pa kufi për ta bërë ushtrinë e saj. Por megjithëkëtë, Berisha ka konsideruar se nuk do të ketë cenim të raporteve me partnerët strategjikë, përkundrazi siç ai është shprehur, Kosova do të vazhdojë t’i ketë raportet e njëjta me NATO-n siç i ka pasur gjer më tani.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …