Në emër të Grupit Kumanova, nga ta të dënuar me burg të përjetshëm dhe burg për shumë vjet, është publikuar një letër ku kërkohet që çështja e tyre të merret me urgjencë. Sipas tyre, janë tri arsye të forta që grupi i Kumanovës të kthehet në fokus dhe, siç thonë ata, të bëhet një shqyrtim i rastit. Ata kanë përmendur si fakt të parë gjendjen shëndetësore të të burgosurve, duke deklaruar se ka dhunë nga zyrtarët e burgjeve në Maqedoni. Arsye të dytë ata përmendin arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski si dhe dënimin e ish-ministres dhe shefit të shërbimit sekret. E treta, sipas letrës, lidhet me bashkëqeverisjen e LSDM dhe BDI që siç thonë grupi, kanë vazhduar me qasjen e njëjtë ndaj shqiptarëve. Ndërkohë, grupi i të burgosurve kanë bërë të ditur se kanë hyrë në grevë derisa të merret parasysh kërkesa e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …