Serbia zyrtare nga viti 1899 e deri më 1999 i ka përpiluar 12 “Bela Knjiga” (Libra të bardhë). Në të gjitha është një aksiomë ku rrena e përseritur TRI herë, së katërti humbet si mjegulla në Saharë. Por, për çudi popat atyre rrenave u besojnë dhe politikanët e tyre saj rrene pastaj i thurin poezi, e vulosin për të thurë rrena tjera në vijim. Lidhur me këtë popave dhe klinetëve të Dik Martinoviqit dhe Atansije Jevtiqit në Këshillin e Evropës po u them: “JO. s` ka asgjë të fshehtë, që nuk do të zbulohet, as fshehtësi që nuk do të dihet e nuk do të dalë në dirtë!”, ka thënë Shën LLUKA.
Krimet gjenocidale serbe i ka mësuar tërë bota e civilizuar. Së këndejmi, bartja e kufomave shqiptare dhe për t` i deponuar nepër Serbi, me kamion për t` i humbë gjurmët, nuk e ka bërë as nacizmi; dhunimi i 20 000 femrave shqiptare janë një njollë e zezë mbi civilizimin evropian, në përgjithësi; vrasja e fëmijëve shqiptar para prindërve që pastaj ose dhunohen ose digjen në zjarrë, janë një njollë infektive për Këshillin e Evropës, sepse i injoron. Dhe për mos me i akuzuar këto krime askush qe 16 vjetë, është dhe mbetet një program evropiano-serb, duke akuzuar me insinuata “vrastare” një ushtri që i doli përkarh popullit që duhej të vdiste, që me program duhej të mbetet në “Kosovë në realcion 51% serbë NDERSA 49% romë, turqë dhe shqiptarë “imagjinar”.Ai kishte krijuar aq ‘ndikim’ sa që DUHEJ të dukej i lumtur. Druaj që Dik Martinoviqi do ta ketë një pleqëri të mërzitëshme.
A do të kishte pranuar Adem Demaçi të bëhet drejtues politik i një ushtrie kriminale si e paraqet Dik Martinoviqi? Kurrë, jo vetëm ai por edhe këshilltarët e TIJ: Gjeneral Selim Ajeti, Avokati i njohur për humanizëm duke i mbrojtur viktimat politike të komunizmit Fehmi Baftiu, i burgosuri politik Skeder Kastrati, Prof Dr Hakif Bajrami, Kryetar i Shoqatës “NENA TEREZE” në lagjën “Dradani” në Prishtinë, Prof Dr Gjyltekin Shehu, kryetar i Shoqatës së Kryqit të Kuq Ndërkombtar “Zhan anri Dinan” për tërë Kosovën dhe puntorë të tjerë tektik si përkthyes dhe drejtues veturash. Informata ka qenë e pamundur që mos të vinte në këtë Qendër që gjallëronte para Gjykatës Qarkut Prishtinës. Në atë Zyrë nuk ka pasë servilizëm ndaj askujtë. Aty UÇK është mbrojtë nga sulmet e Jirzhi Dinsbirit dhe akuzuesve tjerë se UÇK nuk është organizatë terroriste, por çlirimtare. Nëse UÇK është terroriste, atëherë terroristë jemi ne. U thuhej pa ndonjë diplomaci, prej së cilës vuanin “diplomatët me pedigre”. Nuk ka inferioritet kombëtar dhe politik ma. Jetojmë në shekuljtë e inforamtikës. Ata që akuzonin mbeteshin dikurë pa tekst, por hafijet prap e vazhdonin avazin e tyre. Dhe po e vazhdojnë edhe sot, pa e harruar zantin e prindërve puthadorë dhe intrigantë prej kriminelësh. Lexone shtypin tonë, dhe nuk do të çuditëni pse Dik Martinoviqi ka mundësi të rrejë me perfiditet të rrallë. Por, kur jemi këtu, i vëreni fytyrat e disa deputetëve që e votuan amandementimin e Kushtetutës, sa më rrezignacion e ndrydhin pullën e votimit disa. Ajo sqenë e dhimbëshme vrehet nga ata që janë ekspertë të psikologjisë së masës. Dhe ishin të rezignuar sepse votuan kundër ndërgjegjës tyre, sepse e dijnë se nuk është ashtu. E dijnë të vërtetën , sepse kanë qenë pjesë e saj, e luftës më të drejtë që është zhvilluar në histori. Këtij modeli i FRIGOHET Evropa plakë. Prandaj Dik Martinoviqit u shndërruan në ylli, në Parlamentin që nuk ka Kushtetutë!!!
Shtrohet atsh pyetja thelbsore. A ka psë vrase para dhe pas lufte. E thënë troç se po. Por kush dhe prej kujtë janë vrarë. Serbët jo vetëm në këtë Luftë (1997-1999), por edhe njëqindë vjetë më parë e kanë përdorë një taktikë bizare: Janë veshë me tesha kombëtare shqiptare, i kanë vrarë të mosdegjuarit e tyre dhe janë fotografuar para kufomave serbe me rrobe kombpëtare shqiptare. Ato vrase pastaj ua kanë adresuar shqiptarëve. Nëse hafijet shqiptarë nuk i kanë degjuar në pafundësi, edhe ata i kanë likuiduar mizorisht, madje dihet botërisht se ua kanë konfiskuar tërë pasurinë. Ky fenomen është i njohur dhe i studiuar fare mirë nga historianët. Pra viktimat çofshin serb apo hafie shqiptarë, kriminelëve të sojit të Savë Batarës, Miliç Kërstës, Bozhidar Paunoviqit, Punisha Raçiqit, Rankoviqit, Millosheviqit, Arkanit, Sheshelit etj. nëse nuk i kanë kryer detyrat mirë, ose kanë reafuzuar të punojnë mëtej për ta, janë likuduar. Shiqoni me çfar lluksi i ka likuiduar Millosheviqi politikanët dhe bashkëpuntorët e vet me radhë. Këtu është çelsi që mund të dergojë në eksplorimin e vertetë të krimeve eventuale.
E vërteta , cila ushtri u jep medale armiqëve. Ore Dik Martinoviq, në Kosovë janë rrënuar 125000 shtëpi shqiptare, janë deportuar mbi një milion shqiptarë jashtë Kosovës, sa shqiptarë janë hudhë nepër puse, sa fëmijë janë masakruar?. Çdo familje shqiptare ka qenë e detyruar një deri në tri herë ta ndryshojë vendbanimin, e detyruar nga paramilitarët dhe ushtarët serb. Vrasjet masive nepër lokalitete nuk mund të mbulohen me disa raste “kriminale” të supozuara dhe të gjetura nga Dik Matrinoviqi, në bazë të dokumentacionit serbe dhe hafijeve të paguar me bakshishe ose strehim nepër Evropë. E turpshme është vepra jote Dik Matrinoviq dhe kompani.
Rezolutën e Këshillit të Evropës alias Dik Matrinoviqit, sa përfid është, mund ta kuptojnë vetëm ata që i kanë studiuar publikimet: Vladan Xhorgjeviq, Aranuti i Velike sille, Beograd 1913. Adollf Hitler, Main Kampf, Gjermani , 1925. (vllimi I dhe II), Dimitrije V. Lotiç, Drama savremenog çoveçansyva, Beograd, 1940 (Programi i Patrisë Fashiste serbe “ZBOR”, për likuidimin e Hebrenjëve , i lexuar në klubin e “Zborit” më 1939 në Beograd; Platformen politike të LKJ-ës për Kosovën, Beograd 1981, Jugosllovenski Program o Kosovu, “Sluzhbeni List SFRJ, nr. 2/1988; Marko Lapushina, OVK protiv Jugosllavije (Kako smo izgubili Kosovo i Metohiju) Beograd, 2001; Zoran Mijatoviq, OPELLO za DRZHANU TAJNU, Beograd 2004, (në këtë publikim prej një krimineli që ishte drejtues i sherbimeve sekrete serbe, në Hagë dërgohen 64 DOSJE me titull : “ Dokumentacija o zlloçinima OVK koju je SDB predala istrazhitelima Tribunala, me emra dhe mbiemra e që Zoran Mijatoviq e ka botuar në serbishte. Në Hagë kanë dërguar materiale kundër Karhut tëLuftës edhe disa shqipfolës , bile n` emër të Partive pacifiste!!!. Dik Martinoviqit i është dorëzuar edhe pamfleti i Kishës Ortodokse Serbe me titull “ Atanasije Jevtiq, Memorandum O Kosovu i Metohiju”, Beograd, 2003. “Gojëkëqijtë” e Lozanpës,theksojnë se Dik Martinoviqi ka pasë në dispozicion tërë arsenalit e Ish UDB-ës Jugosllave. Se atij tërë kohën sa ka hartuar Rrezolutën, prifti serb Atansije Jevtiq i ka salutuar me këshilla meskine. Prandaj fashizmi i tij i shprehur dhe i aporovuar si Rrezulutë e Këshillit të Evropës, i cili nuk e njeh Kosovën si shtet, por që bazohet në ideologjinë e Nikollaj Velimiroviqit , prif fashist serb që deklaron publikisht më 1934 se: “ çka po bënë sot Hitleri kundër hebrenjëve, kështu ka vepruar Shën Sava në Mesjetë”. Praandaj , nuk është befasi sepse Evropa është ajo e vjetra, nuk ka ndrushuar asgjë nga 1878, ka ndryshuar vetëm pasuria e saj që e bashkon. Çdo gjë tjetër është hipokrizi parapolitike dhe neofashiste, po mos t` i rrinte SHBA në shtëpi me kërkesa DEMOKRATIKE.
Natyrisht, kush dëshiron ta kuptojë në esencë Dik Matrinoviqin duhet ta lezojë dhe studiojë veprën e Bardhyl Mahmutit, Matshtrimi i madh, “çabej” 2015. Për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ka shumë studime shumë mirë të dokumentuara, por ato diploamcia evropiane nuk i lexon fare sepse nuk ka ndryshuar kurs fare.
Në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar e kisha lexiuar në Arkivë “Majn Kapmpf-in e Adoll Hitlerit, për ta kupruar filozofinë vrastare të nacizmit. Pas leximit, disa muaj nuk kam pasë mundësi ta shiqojë libirin, të paktën me sy. Më dukej i neveritshëm. Të kuptohemi, të dy vllimet janë një përpiekje e një monstrumi për ta zhdukë një komb, për ta zhdukë çdo racë njerëzore që nuk është e mendimit dhe e kulturës së autori. E vërteta, në vëllimin e dytë, nuk dihet pse Hitleri e zbulon”Preambullën” e nacizmit. Pra, jo në vllimin e parë. Hitleri në vllimin e parë e përgatitë “psikologjinë e masës” , për ta nxierr në shesh urrejtjen ndaj çifutëve duke i krahasuar me një “murtajë morali (f. 101),ku infeltohet publiku”. Shiqoni sa më dinakëri e mshefë orientimin kriminal kur thekson: “ …Gëtja, mund të krijojë rreth dhjetë mijë grabitqarë të tjerë që sillen si mbrojtësit më të ultë të parazitëve që helmojnë shpirtin njerëzor. Eshtë mendim i tmerrshëm , por nuk mund të shmanget ., ky që numri më i madh i çifutëve duket sikur është caktuar nga natyra të luajë këtu pjesën më të turpshme”.
Diku në Vllimin e dytë, kreu i VIII Adolf Hitleri e zbulon “Preambullën” e synimeve të tij dujke thënë: “I forti është më i forftë kur është vetëm”. (f. 181). Nuk do të eksplorojë metej rreth këtij helmi për civilizimin. Në vitin 1913 V. Gjorgjeviqi e pati “zbuluar se “shqiptarët kanë bisht…”. Ndërsa më 1939 Partia fashiste serbe ‘ZBOR” e pati publikur “Programin për likuidimin e hebrenjëve në Jugosllavinë (lexo Serbinë) mbretrore”. Edhe me këtë dokument kam pasë mundësi të mësoi për “fashizmin minor” dhe “tatalitarizmin superior”. Këtë dokument e pata ruajtur me kujdes dhe e kam cituar ndonjëherë nepër simpoziume kur na vinte situata për ta fundosë fushatën neofashiste serbe në vitete tetdhjetë , të shekullit kaluar. Tash po kthehem edhe një shumë më herët , bile para kohës kur Hileri e botoi “murtajën” e tij, po kthehm në vitin 1913, kur Vlladan Gjorgjeviqi e botoi librin “Arnauti i Velike sile” (Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha”. Si duket Hitleri nuk ka mësuar nga ky pamflet, sepse askund nuk thot se “Hbrenjët kanë bisht”, por thot dhe akuzon se hebrenjët e “helmojnë shpirtin njerëzor”. Këtë rrol me një mjeshtri të rrallë prej mafiozi e luan para Këshillit të Evropës, Dik Martinoviqi, fillim e mbarim me prosi neofashiste kundër një “kaste luftëtarësh që mirren me punë të liga-trafikim organesh dhe drogë”, thue se ngjarja zhvillohet në një vend të panjohur fantastik, madje në shkrepat e Shqipërisë Veriore më 1998-1999. Aty, sipas tij, afër (shtallave të bagëtive)- ahrijeve “ na qenka e mundur të nxirren organet njerëzore dhe të trafikohen”, në adresa që ai nuk i zbulon. Për këtë shpifje, Këshilli i Evropës pa tjetër është dashur të kërkojë prej Dik Matrinoviqit së pakur ta zbulojë një “pacient” që ka “pëprfituar” nga kjo “mafi”. POr jo, sepse Evropën e bashkon pasuria dhe jo ndonjë civilizim si po shet mend.
Kulmin e tregimit të vet, fillim e mbarim të thurur me rrena D. Martinoviqi e shndërron në pistë prej “aeroporti” ku rrena kthehet në “besueshmëri” për mes togfjalës “fragmetarizim të zingjirit komandues të UçK-ës”. E thot këtë, për t` i nxierr individët, sepse pastaj “kalan” e rrenës shumë lehtë mund ta minojë vet përbrenda, e ajo minë helmuese është prap metoda indulktive fashiste e grumbullimit të informatave. Në vitin 1936, mjaftonte të thuhet se dikush është hebrenjë në Gjermani. Për këtë dhe për të krijuar frigë, pasiguri dhe fushatë ndëshkuese. “Konflikti në mes sionistëve dhe çifutëve liberalë m` i sillte zorrët te goja…” dhe vazhdon mëtej Hitleri…”sa më shumë lexoja, aq më pak respekt kisha …”.(v. I.f. 103). Adollf Hitleri, në vllimin e dytë K. XI do të kalojë në strategjinë: “Propoganda dhe organizimi” . V. II. F.224..). Lexone Raportin e Dik Martinoviqit, alias të Këshillit të Evropës për hetim e supozim për trafikim njerëzor”, me kujdes profesional. Shiqoni sa me elgancë i afrohet objektivit të akuzës së rrejshme në stilin “ftoftë-nxentë” , për të dalë lakuriq në “signaturën 68”, ku në vetën e parë shumës akuzon jo më tepër se “katër persona” të “Grupit të Drenicës”, kuptohet në stilin hitlerian pasi që e shtron akuzën për një “person”-lexo “hebrenjët –atje në shumës, këtu në njejës, e për ta mbyllë me një ‘person prap me pedigre që merr vesh diçka nga medicina dedulktive (e përgjithshme). Në këtë nye do ta pyesja D. Martinoviqin ku ishte në kohën e gjenocidit në Srebernicë dhe në Mejë, pasi që hiqet për “humanistë”. Ato ditë ke shetitur me dy popa, të cilët sipas teje ishin agjent të sigurimit dhe vigjilencës totalitare në “zemër të Serbisë”. Ata dhe jo vetëm ata, kanë qenë të shkolluar për mënyrën e bartjes së kufomave nga Kosova në Serbi. Mos TI, ua ke zbuluar patentin tëndë fashist për “humbje gjurmësh”?!!!. Këtu tregimit të Marinoviqit duhej të vinte fundi, por për ta mabtur rrenën në maje të thikës fashiste, ai vijon me katër qëllime bizare:
1.Këshilli i Evropës evnetualisht mos të mirret me bartjen e kufomave, sepse pastaj nuk ka vend as në qiellë, një tragjedi që dihet;
2.Këshilli i Evropës mos të mirret me 20 000 dhunime të femrave shqiptare në asnjë mënyrë;
3.Këshilli i Evropës mos të miret me vrasjen e fëmijëve shqiptarë dhe diegjen e kufomave nepër Bor, Trepçë dhe Feronikël e në vende tjera…;
4. Këshilli i iluzioneve mos të mirret me një të “vërtetë ku traspalntimi mun d të bëhet në një torisht të bagtive”!!! Këtu është kasolla ideologjike e V. Gjorgjeviqit (1913), Hitlerit (1923?33), LOtiqit (1939), Millosheviqit (1989-1999), Karla Del Ponte dhe Dik Martinoviqit (2006-2015).
Analizoni studiues të nderuar të gjeturat e Hitlerit në Austri të skalitura në “Main Kampf” (Lufta ime) ku thot: “ Rroli që luanin çifutët në dukurinë sociale të prostitucionit, veçanërisht në TRAFIKIMIN e skllëvëve të bardhë…” (Vllimi I., f. 104, shqip). E krahasoni këtë konstatim monstruoz me tekstin e monstuozit për ta ndërsyer tërë Evropën ndaj shqiptarëve kur thot: “ I kam ekzaminuar këto raporte voluminoze (serbe-xy) dhe të ndryshme me tmerr dhe me një ndienjë të zemrimit moral”. Eureka, këta pushon infantilizmi i Kishës Ortodkse Serbe, që do të thot se bashkëpërpilues është Atanasije Jevtiqi. Ktë lloj tekstesh a nuk thurte GEBELLSI në kohën e tij “triumfale”. Po, por kreamtoriumet dhe eksperimentete e Dr. Resherit janë dhe do të mbesin ndergjegje e brejtur për moralin zero të Dik Martinoviqit, që shitet e stershitet për bakshishet e KOS-it. Madje Dika Martinoviqi është aq i “sakt” , sa që ka harruar ta shpikë edhe këtë: “ Në një TORISHTE bagëtish në trevat shqiptare trasplantohet truri. Truri ekzaminohet nga koka e bagëtisë dhe i dhurohet njeriut-homo sapiens”!!! Këtë “patent” Dik Martinoviqi do të duhej ta depononte në Bankën e Maso..në Lozanë, aty ku i ka deponuar bakshishet e Beogradit.
Në Rezolutën e KE-së flitet për pesë emra të njohur të Luftës Antifashiste 1992-1999. D. Martinoviqi mbtet deficitar sepse nga kreu i Luftës vetëm edhe këta nuk e kanë shijuar burgun e post Jugosllavisë që duhet të jetë diku në Evropë. Lidhur me këtë po të tregoi se, Adem Demaçi gjatë viteve 1995-1999 ishte në fronin e parë politik në qendër në Kosovë. Dhe nuk ka pasë shansë teorike që ky Patriot dhe HUMANIST mos të dinete prej inforamtorëve të vet si kshillatarë për “traspalntimet dhe trafikimet”, si “zbulim i shekullit”, që mund të bëhen në torishta të bagëtive, madje prej mjekëve që kurrë nuk kanë bërë operacion, as të zorrës çorre!!!. Turp, Turp Këshill I Evropës, sa poshtë të ka rënë katundi, thot populli im me të drejtë, kur huqet çdo kriter i RRENES. Dik Martinoviq, ti do të mbetesh rrenci më i sofistikuar i shekullit XXI. Po e them këtë sepse shkenca sot ka shkuar shumë largë, dhe është e pamundur me rrejtë me kaq elgenacë dhe dikush me të besuar. Por, kur i ke pasë bashkpuntorë popat dhe politikanët fashsit serbë, kjo është e maundur. Ata do të besojnë, por Gjykata që ti dhe Serbia e synon, ma nuk të shitet ai mall kanceroz fashistoid. Këtë praktikë të tyre (serbëve) e njohë shumë më mirë se çdo kush qe 40 vjetë.
Qëllimi i Dik Martinoviqit pra, nuk është vetëm kompromitimi i pesë liderëve shqiptar të Luftës së drejtë 1989-1999 në Kosovë. Dik Martinoviqi e fillon tregimin e tij prej rrenave me material të Dr Vlladan Gjorgjeviqit nga viti 1913 dhe e përfundon me një akuzë perfide anti shqiptare më 1999. Tash shtrohet pyetja po pse KE e aprovon këtë “projekt rrenë elgante”. Sepse i frigohet modelit të LUFTES SE DREJT të UÇK-ës. I frogohet NEO –Luftës, ku nuk vritet asnjë fmi, asnjë gura shtatëzanë, asnjë palk, asnjë palkë, asnjë civilë pa armë në dorë. Këtu është friga përmanente e Serbisë dhe Dik Martinoviqit, sepse krimet nuk vjetrohen, ato do të ndiqen dhe denohen në çdo kohë. Dokumentet kanë mbetë ore Dik Martinoviqi. Nuk është ma shekulli XIX, sot çdo gjë është në monitorim. Vonohet, por e vërteta del në rrafsh. Ushtria e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit, nuk i frigohet së vërtetës.
Për fund, për t` i kompromituar ose shfarosë shqiptarët,Serbia i pat përpiluar 24 progarme gjatë viteve 1844-1999. Ndërsa Dik Matrinoviqi, alias Këshilli i Evropës, sajon dhe e pranon një program me 176 akuza për të na shpallë një komb të tërë sepse “mgjarja zhvillohet në viset rurale të Shqipërisë Veriore”, me qëllim për ta hsapllë një “komb trafikantë me organe njerëzore”, komb ku shtallat e bagëtive dhe shtepitë e banimit “shndërrohen në labaratoriume” , ku veshkët dhe organte tjera njerëzore ngarkohen në “thasë” (akuza 162!!!) dhe traspalntohen “ me “një procedurë jo të përparuar kirurgjike…”. Marri të tillë bizare nuk kam lexuar kurrë as në romanet fanatstike. Tash po besoi se si ka qenë e mundur në këtë Ballkan të lind Vlldan Gjorgjeviqi, Vasa Qubrilloviqi.A. Rankoviqi, S. Millosheviqi, në këtë Evropë të lind Hitleri, Stalini e kriminelë të tjerë ordinerë. Po, më 1988 Parlamenti i Jugosllavisë titiste, që ishte shndëëruar në aeropag kanceroz e pati aaprovuar një dokument pa asnjë kundrështim : “Programi jugosllav për Kosovën” me 112 akuza –detyra koloniale. Në aneksin e tij që nuk është publikuar kurrë thuhej decidivisht: “250 000 serbë duhet të kolonizohen në Kosovë, ndërsa një milion shqiptarë do të shfarosen me metoda “të njohura” për ta kthyer strukturën e popullisë në 51% serbe dhe 49% rome, turqë, boshnjak dhe shqiptarë”. Dik Martinovuqi nuk e propozon këtë metodë, por në stilin e HItlerit, jo një pjesë të popullit por të gjithë shqiptarët , donë për fillim ta NJOLLOSE një komb të tërë, duke i akuzuar hiq më shumë se 5 persona që nuk kanë lidhje me medicinë! Bravo Evropë, nuk ke luajtë prej vendi nga viti 1878. Srebernica është luajtë si tregjedi para syve tuej, në prani të ushtarëve tuej. Kosova, po mos të ishte SHBA do të psonte njëqind herë më keq. Këtu e ka brengen Dik Martini i Beogradit të fashizuar në ndergjegje që bren.
Dhe si ta lajmë “turpin –krimin” , ne shqiptarët. Me këtë Rrezolutë vihemi me fytyrë për muri dhe” nuk kemi qare pa e votuar “, sipas atyre që më 1998/9 thonin me tërë gërrmazin se “jeni terroristë, se Milloshi është paqebërës”(!!!) më e votuar një rrezolutë bizare. E ju them, atyre që më 1 tetor 1997 nganin nepër qytetin e Prishtinës ta ndalin rininë dhe profesorët patriot mos të demonstrojnë sepse nga ajo ditë fillonte lufta frontale ndaj okuoatorit, me shpallje lufte, me kërcnim : “Mosni se mbaruam, ja e kemi Shen Egjidion, e na i nderq punët”. Kthehuni në të kaluarën, dokumentet që vet i keni krijuar do të ju turpërojnë, nëse pak keni ndërgjegje. Por qëllimi që të rrelatvizohen krimet serbe, që shpallja e Pavarsisë Kosovës mos të përfshijë me njohje tërë Evropën, që Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për shpalljen e Pavarësisë Kosovës që është legjitim dhe legal. Këtu është qëllimi diskualifikues dhe fashist i Dik Martinoviqit dhe atyre që kanë pre gra e fëmijë nepër Bosnbje, Kroaci dhe Kosovë. Ta dini se nuk ka këshill që i dytëson Kosovën në rrugën e ndertimit shtetror, pa diskriminim dhe pa qyetraë të rendit të dytë, pra të gjithë të barabartë. Por fenomeni i abanofobisë nuk është risi për Evropën, por është hipokrizi se sa me entuziazëm e votuan disa delegatë në Kuvendin e Republikës Kosovës. Bravo, serviliteti dhe glorofikimi i të huajve po vazhdon, sepse atmosfera e kohës së A. Rankoviqit nuk harrohet shpejtë, ajo është mbetë nga gjentika.
Dihet që tërë Shtabin Politik të Adem Demaçit , na patën shti nën hetime servilistët, dhe mbetem gjallë falë armës Adem Jasharit –UÇK-ës dhe jo dyfturësisë sëj atyre që kërcnoheshin edhe atëherë (1998/9).
E pra, për insinuata dhe amputime anti jerëzore DikMatrinoviq, ti dhe ekipi yt do të paditeni një ditë, natyrisht kur të antarsohet Kosova në OKB. Ajo ditë është, “Hanibal ante portas”.
Këtë ta thonë ata që nuk e nënçmojnë askend dhe nuk mirren me politikë shfarosëse kurrë. Mos u frigo, por në besë shqiptare nuk je, sepse shqiptari atijqë shitet dhe tradhton civilizimin, nuk i jep BESE. Ligjet ndërkombëtare të presin, ti do të kesh punë me te, jo ne shqiptarët si komb i lashtë dhe i njohur për bujari dhe respektë për mikun e shtrenjët. Miku dhe i drejti te ne ka besë gjithëmonë. E ti, ke ndërgjegje Dik Matrinoviq?, rrej, rrej, por ta dish se rruga jote është fare pakë e gjatë, shumë shpejtë do ta kuptoish se ke vepruar në rreh të thatë, prej të cilit je paguar shumë mirë!!!
Si të zbulohet e vërteta. Propozojë një superekspertizë, nga profesionalistët, as nga miqët e shqiptarëve, as nga miqët e serbëve dhe martinoviqëve.
Prishtinë 6 korrik 2015.