Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Ai ka thënë se ky projektligj reflekton prioritetet e programit të qeverisës. “Ky draftbuxhet adreson dhe reflekton prioritetet e programit qeverisës”, ka thënë Hamza. Ai ka thënë se sipas këtij projektligji, rritja ekonomike në terma real do të jetë 4.7 për qind, ndërsa në terma nominal do të jetë 5.4 për qind. Më tutje, ministri ka thënë se inflacioni pritet të jetë pak mbi 1 për qind. Hamza ka thënë se të hyrat buxhetore për vitin 2019 do të jenë 1 miliard e 940 milionë euro. Ai ka thënë se shpenzimet do të jenë 2 miliardë e 365 milionë euro për vitin 2019.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …