Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka komentuar shtyrjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke thënë se të gjithë e kanë ditur se heqja e vizave do të prolongohet për shkak të vonesave të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Ai e ka akuzuar kryeministri Haradinaj për dështimin e këtij procesi, duke thënë se ka ardhur në pushtet me kauzë të rrejshme. Sipas Mustafës, i njëjti demarkacion u votua, kufiri nuk lëvizë, por as liberalizimi i vizave nuk ndodhi. “BE-ja nuk ishte parimore me Kosovën, se na vuri më shumë kushte sesa vendeve të tjera, por BE-ja na informoi me kohë, në vitin 2015 dhe 2016, se nëse vonohemi me ratifikim të marrëveshjes, do të prolongohet liberalizimi. Këtë e kanë ditur të gjithë! Mos te kemi iluzione as në të ardhmen se me një Qeveri të shumë ministrave me aktakuza, me një Qeveri që merr vendime arbitrare dhe me 80 zëvendësministra, vizat nuk hiqen”, ka shkruar Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …