Arton Musliu: Rruga e UÇK-së

 Rrugë nuk ka, rrugët janë bërë duke ecur! Kjo është një proverb spanjoll me të cilën diplomati i njohur amerikan, Henry Kissinger, e përfundon librin e tij të njohur mbi diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, ‘Diplomacia’. Dekonstruktimi objektiv i kësaj fjalie pashmangshëm dhe pakthyeshëm na çon tek një konkluzion po ashtu objektiv. Objektiviteti si koncept natyral patjetër që është i shoqëruar nga subjektiviteti i cili është shprehje e idesë së njeriut se kah do të ecë ai. Në kornizat e objektivitetit ka shumë rrugë që mund të bëhen , plotë mundësi që mund të realizohen. E subjektiviteti në mënyrë të pakthyeshme na çon pashmangshëm në përzgjedhjen e një rruge.  Në realizimin e një synimi. Pra, shprehur në mënyrë koncize andej kah nisemi, andej kah ecim, andej edhe rruga është rrjdhojë racionale  e nisjes dhe ecjes tonë të përbashkët. Çdo shoqëri gjatë periudhave të vështira historike, gjatë okupimit nga sundimi i huaj, ka vetëm një rrugë. Ajo rrugë është lufta. Kjo rrugë në rastin e Kosovës e ka emrin UÇK, pra rruga e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa e margjinalizuar edhe rolin e rezistencës pasive në organizimin e jetës paralele në Kosovë gjatë viteve 1990- 1998, populli i Kosovës zgjodhi rrugën e luftës në mënyrë që atdheu ynë të jetoj në liri.

Kjo rrugë njëmend është bërë duke ecur. Dhe, duke ecur me kurriz drejt e ballëhapur, kudo dhe gjithkund. Në këtë rrugë kanë dhënë jetën afër 2000 dëshmorë të kombit, më shumë se 12,000 njerëz të pafajshëm e të pambrojtur, afër 20,000 nëna, gra e motra tona janë dhunuar, mbi 100,000 shtëpi të shqiptarëve të Kosovës janë shkatërruar e mbi 1 milion të shqiptarë të Kosovës jan depërtuar nga shtëpitë e tyre. Të gjitha këto krime kundër njerëzimit i ka bërë shteti serb. Pra rruga jonë për liri ishte shumë e shtrenjtë. Kjo rrugë është bërë nga njerëzit tanë, vëllezërit tanë e motrat tona. Lufta e UÇK-së është nderë për të gjithë në dhe prandaj duhet të krenohemi me të. Gjithmonë dhe gjithherë. Ky t’paktën do të duhej të ishte diskursi ynë shoqërorë e shtetërorë ndaj kësaj rruge. E fatkeqësisht një diskurs i tillë është imagjinatë e parealizuar e shoqërisë kosovare. Në fakt ky diskurs reflekton diçka krejt tjetër, një averzion permanent ndaj UÇK-së.

Ky averzion ka burimin dhe zanafillën e vet. Se Serbia është e interesuar të diskreditoj luftën sublime të UÇK-së është krejt e kuptueshme. Por të diskreditohet nga vet ne, kjo është e papranueshme. Politikisht e  papërgjegjshme, në aspektin shoqërorë e pandërgjegjshme. Ky diskreditim ka filluar gjatë luftë së UÇK-së dhe ka vazhduar edhe pas luftës përmes proceseve gjyqësore vendore, mikste e ndërkombëtare. Kredibiliteti i rrugës së UÇK-së është sfiduar vazhdimisht edhe nga brenda Kosovës. Duke filluar nga ndarja në organizimin e  luftës, me ç’rast FARK-u zgjodhi sheshin e Tiranës, derisa trimat e Kosovës, pa dallim ideologjie, por vetëm me një qëllim, kishin zgjedhur frontin e Kosovës. Për të vazhduar më pastaj edhe ndarjen e luftëtarëve në luftëtarë ‘pacifist’ dhe luftëtarë të UÇK-së. Degradimi i luftës së UÇK-së ka vazhduar edhe me hartimin e listave të veteranëve me ç’rast kredibilteti i këtij procesi me të drejtë është vënë në pikëpyetje.  Derisa tani jemi të gjithë dëshmitarë të sikletit të Gjykatës Speciale e cila është imponim nga jashtë, e e sponzorizuar edhe nga brenda. Shkurt, aq shumë po keqtrajtohen vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sa që si shoqëri, por edhe si shtet, nuk na ka mbet kurajo që edhe simbolikisht të njohim këtë sakrificë sublime dhe këtë vlerë supreme. Lavdia e historia e UÇK-së nuk janë inspirimi ynë konstitucional. Për më tepër kemi ardhur në gjendje të tillë sa që edhe rrugët ti emërtojmë me çfarëdo emri, pos me ato emra të cilat lidhen më UÇK-në. Një dukuri e tillë është shparfaqë tani përmes procesit të emërtimit të vendbanimeve rurale, të rrugëve të fshatrave, me ç’rast UÇK si krenaria jonë kombëtare po injorohet nga institucionet të cilat janë ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të UÇK-së. UÇK ka pasur në të gjithë Kosovës. UÇK ka pasur edhe në Viti. Shtabi i Brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani” të Zonës Operative të Karadakut në shumicën e kohës ka qenë i vendosur në fshatin emblemë të UÇK-së për këtë zonë, në Vërban. Gjatë luftës së fundit në Vërban ka ra dëshnorë ushtari Kemajl Azizi, janë martirizuar Qerim Rrahmani, Rexhep Emërllahu e Rrahim Rrahmani, janç djegur dy shtëpi, është boshatisur i tërë fshati, e njëkohësisht Vërbani ka shërbyer si kordon luftarak për lëvizjen e delegacioneve politike e ushtarake të UÇK-së, për bartjen e armatimit dhe për mbajtjen e lidhjeve ushtarake me Zonën Operative të Neredimes.  Derisa ushtarët e parë vullnetarë të UÇK-së të Brigadës 173 “Gursel e Bajram Sylejmani” kanë qenë pikërisht nga Vërbani. Pikërisht në vendin ku ishte e organizuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pra në Vërban, nuk është emërtuar asnjë rrugë me këtë emër. Përjashtim këtu bën emërimi i rrugëve të dy lagjeve me emrat e martirëve të lirisë në luftën e fundit, Rexhep Emërllahu e Qerim Rrahmani.  Kësisoji institucionet komunale të Vitisë në këtë mënyrë kanë injoruar tërësisht Vërbanin si çerdhe të UÇK-së në Anamoravë. Dhe kjo është keq. Shumë keq. Për shkak se rrugët duhet të emërtohen me emrin që ka ecë duke bërë rrugë. E ky emër është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

 

Pra, rrugët nuk ekzistojnë, ato bëhen duke ecur! Një gjë të tillë e ka bërë Ushtria Çlirimtare

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …