leoni

Jens Stoltenberg: Aleksander Vuçiqit i drejtohet me emrin president, ndërsa Ramush Haradinajt me zotëri!

Jens Stoltenberg: Aleksander Vuçiqit i drejtohet me emrin president, ndërsa Ramush Haradinajt me zotëri!

Përveç që ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës po bëhet në një kohë jo të duhur, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk e njeh as pozitën e kryeministrit të Kosovës. Në njoftimin zyrtar sot lidhur me një bisedë telefonike të tij me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Stoltenberg të dytit i është drejtuar vetëm me zotëri, ndërsa të parit me president. “Sot, kam thirrur Presidentin Vuçiq dhe zotëri Haradinajn për t’i informuar për rezultatin e takimit të së mërkurës të Ministrave të Jashtëm të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Nënvizova se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë qetësi dhe të përmbahen, dhe të shmangin çdo deklaratë apo veprim provokues”, thuhej në njoftim të Stoltenbergut.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …