Ekonomia e Republikës së Kosovës, pritet t’i fitojë rreth 700 milionë euro nga mërgimtarët Fal; mërgimtarëve ekonomia e Republikës së Kosovës, këtë verë vendi pritet t’i fitojë rreth 700 milionë euro nga numri i madh i qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë jashtë shtetit. Paratë e remitencave që qytetarët e Kosovës i marrin nga të afërmit e tyre që gjinden jashtë vendit, paraqesin një aspekt të rëndësishëm në mirëqenien dhe uljen e varfërisë. Shumë familje kosovare varen nga dërgimi i parave nga jashtë, duke financuar për ushqim, veshmbathje, shkollim etj. Rritja e remitencave është lajm i mirëpritur nga qytetarët pasi pothuajse çdo familje ka një anëtar të saj jashtë vendit. Duke pas parasysh gjendjen e vështirë ekonomike, rritja e remitencave ndikon dukshëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve kosovarë. Remitencat janë burim i pakontestueshëm në zhvillimin ekonomik dhe se remitencat e kanë mbajtur Kosovën duke filluar nga vitet e ‘80-ta, kur pushtuesi serb filloi represionin mbi qytetarët e Kosovës. Varfëria mbetet problem në Kosovë. Bazuar në raportet e UNDP‐së, niveli i papunësisë në Kosovë është rreth 43 për qind kur 34 për qind e njerëzve jetojnë në varfëri me më pak se 1,41 euro në ditë. 18 për qind jetojnë në varfëri të skajshme me më pak se 94 euro cent në ditë. Numri i hyrjeve të reja në tregun e punës është shumë i lartë në krahasim me vendet në rajon. Vlerësohet se numri i të rinjve që hyjnë çdo vit në tregun e punës është i tillë që kërkohet së paku një rritje reale ekonomike prej 7 për qind vetëm për të filluar absorbimi i këtyre hyrjeve të reja dhe për të kontribuar në uljen e numrit të madh ekzistues të të papunëve. Bazuar në raportet e Bankës Botërore, një pjesë e madhe e progresit ekonomik të kohëve të fundit ka qenë i bazuar në ndihmën e donatorëve dhe remitencat, të cilat nuk mund të jenë bazë për strategji të qëndrueshme ekonomike. Importi është 10 herë më i madh sesa eksporti. Shumica e këtyre parave nuk do të qëndrojnë gjatë në Kosovë. 18.4 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale, 13 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.8 për qind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8.7 për qind produkte të industrisë kimike, 8.2 për qind metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.6 për qind produktet bimore, 6.1 për qind mjetet e transportit, 5.4 për qind plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj. Ndërsa, sipas të dhënave ASK-së (Agjencia e Statistikave të Kosovës), përqindja më e madhe e importit është nga Serbia (17.1 për qind), Kina (9.5 për qind) etj. Dyqanet dhe restorantet janë përplot mërgimtar. Ato kanë zgjatur orarin e punës deri në orët e vona të mesnatës. Kudo shef targa të makinave nga shtete të ndryshme të botës – BMW, Porsche. Mercedes, Golf… Shkalla e papunësisë në Kosovë është rekorde. Gjatë sezonit të verës ka një rënie të papunësisë pasi një numër i madh gjejnë punë në restorante dhe hotele. Ndërtimtaria, restorantet, tekstili janë më të preferuarat e qytetarëve kosovarë në mërgim. Sipas shumë analizave nga Shoqata e Ndërtimtarëve, blerja e banesave ka shënuar rritje për rreth 70 për qind gjatë sezonit veror. Më saktësisht, për 10 vite mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë.
Mr. Lulzim A. Beqiri: Lindja, zhvillimi dhe shuarja e biznesit të vogël në Kosovë
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ( NVM ), përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Kosovës. Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), në fund të 2011, NVM-të (përfshirë ndërmarrjet mikro) përbënin rreth 99,97% të të gjitha bizneseve që veprojnë në vend.
Një aspekt i rëndësishëm për t’u shqyrtuar është edhe gjendja e hyrjes dhe daljes nga tregu i bizneseve, përkatësisht regjistrimi dhe shuarja e tyre. Shqyrtimi i regjistrimeve dhe shuarjeve është tregues i ecurisë së zhvillimit të bizneseve në periudha të ndryshme.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të bizneseve, tregon se në vitin 2001 kemi pasur një regjistrim të bizneseve në total prej 10530. Ndërsa në vitin 2002 vërehet një rritje e regjistrimit që kap shifrën prej 14318 biznese të reja dhe në këto vite kemi vetëm dy shuarje te bizneseve.
Sa i përket vitit 2003, në raport me vitet paraprake kemi një rënie të regjistrimit të numrit të bizneseve për shkak se atë vit është bërë regjistrimi i bizneseve nga të përkohshmet në të përhershme dhe ndërrimi i certifikatave nga ato të përkohshme – në ato të përhershme ka bërë që edhe regjistrimi i bizneseve të reja të bijë, ku janë regjistrime të reja gjithsej 2160 biznese.
Pastaj në vitin 2004 sërish fillon një lindje-rritje e dukshme e numrit të bizneseve të reja, ku janë te regjistruara 6460 biznese te reja. Derisa vërejmë se në tri vitet e fundit kemi një numër përafërsisht të njëjtë të regjistrimeve të bizneseve të reja.
Nga numri total i ndërmarrjeve vërehet se aktivitet ekonomike më të preferuara janë: tregtia me 33826 ndërmarrje (45,4%), transporti dhe telekomunikacioni me 9641 (12.95%), hotelet dhe restorantet me 7230 (9.7%), industria përpunuese 6976 (9.4%), ndërtimtaria me 4418 (5.9%), aktivitetet tjera shoqërore (sociale) dhe personale 4121 (5.5%), pasuria e patundshme dhe dhënia me qira me 3788 (5.1%) dhe aktivitetet tjera përfshijnë pjesën e mbetur në shkallë më të vogël.
Shuarja e bizeseve të vogla
Si pasojë e vështërsive dhe pengesave të vazhduëshme shumë biznese në kategorin e NVM-ve, janë detyruar të shuajnë aktivitetin e tyre afarist. Duke filluar nga viti 2002 kanë filluar problemet e NVM-ve, edhe pse në këtë vit kishim vetëm dy ndërrmarrje që i dhanë fund funksionimit të tyre, pastaj kriza fillon në vitin 2013 ku kërkes për shuarje të bizneseve kishte rreth 995 NVM, viti 2004 kishte 1228 biznese të falimentuara, pastoj vërehet rritje e vazhdueshme e shuarjeve të bizneseve. Për dallim nga viti 2006 që ishin shuar 1508, viti 2007 ka pas ngadalsim të shuarjeve, si pasojë e përmirësimit të të bërit biznes. Pastaj vitet në vijim kanë qënë relativisht stabile, në vitin 2011 kanë falimentur vetëm 964 NVM, viti 2012 dhe 2013 ka një trend të rritjes së vështërsive në biznes, për pasoje në këto vite falimentuan mbi 2700 biznese.
Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna në tremujorin e katërt të vitit 2009 mbizotëron Prishtina me 528 sosh, (shprehur në përqindje 29.2%), pastaj Prizreni me 160(8.8%), Ferizaj me 134 (7.4%), Gjilani me 131 (7,2%) dhe komunat tjera që kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të reja.
Sipas Administratës Tatimore të Republikës së Kosovës (ATK-së), deri në shtator të vitit 2010 numri i bizneseve të cilat janë pajisur me numër fiskal është 61.114, prej tyre 55.193 janë dhënë për biznese ndërsa 5.921 për persona fizik. Deri në shtator të vitit 2010 janë fiskalizuar 4.045 tatimpagues (B-MVM) me gjithsej 5.538 pajisje elektronike fiskale.
NVM-të në raport me punësimin në Kosovë
Shumica dominante e bizneseve të regjistruara janë mikro-ndërmarrje (1 – 9 punëtorë), po ashtu edhe numri më i madh i të punësuarve është në këtë kategori të ndërmarrjeve, ku sipas numrit të punëtoreve të regjistruar në ARBK në këtë kategori janë 171393 punëtorë apo 62.9%.
Në ndërmarrje të vogla janë të punësuar 23380 punëtorë apo 8.73 %, në ndërmarrje të mesme janë të punësuar 22026 punëtorë apo 8.58 %, që do të thotë se vetëm në sektorin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme janë të punësuar gjithsej 216799 punëtorë që shprehur në përqindje përbëjnë 79.59 %.
Në ndërmarrje të mëdha (mbi 250 punëtorë) është një karakteristikë e veçantë, vlen të ceket se këtu janë të regjistruara edhe ndërmarrjet shoqërore dhe publike (KEK, PTK etj.) dhe me gjithë këtë në ndërmarrje të mëdha janë të punësuar 55658 punëtorë apo 20.42% e të punësuarve në bizneset e regjistruara. Duke pas parasysh se në institucionet publike janë të punësuar 75 886 punëtorë, del se Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme bëjnë pjesë me 62.24% në totalin e të punësuarve në Kosovë.
Barrierat e paraqitura për NVM-të në Kosovë
Barrierat dhe pengesat me të cilat përballen bizneset gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre ditore përbëjnë aspekte të ndryshme dhe janë të lloj-llojshme. Ndër vështirësitë më të shpeshta me të cilat ballafaqohen bizneset në aktivitetin e tyre ditore operacionale është rryma elektrike, infrastruktura e keqe, konkurrenca jo lojale, mungesa e sundimit të ligjit, si dhe niveli i lartë i taksave.
Në bazë të hulumtimeve periodike që i bënë Agjencia për Mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në bazë të hulumtimeve që i kanë bërë institucionet tjera si ato vendore ashtu edhe ndërkombëtare, gjithashtu dhe në bazë të hulumtimit tim personal ekziston një pajtueshmëri e gjerë mes të gjithëve, se barrierat janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme dhe atë:
Kamatat
Kamatat e larta mund të vlerësohen që janë njëra ndër barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribues në falimentimin apo krijimin e vështirësive të shumë ndërmarrjeve, qofshin ato të mesme, të vogla apo edhe të mëdha. Sistemi bankar i Kosovës përmbylli vitin 2010 me profit neto prej 32.8 milionë euro, që është për 29.9 % më i lartë sesa ai i vitit të kaluar. Duke marrë parasysh se në vitin 2009 kishte zvogëlim të profitit neto në sistemin bankar, rritja e profitit në vitin 2010 tregon për përmirësim të dukshëm në performancën e këtij sistemi.
Performanca e sektorit bankar të Kosovës shënoi përmirësim gjatë vitit 2013. Profiti neto i sistemit bankar arriti në 26 milionë euro, nga 18.5 milionë euro sa ishte në vitin 2012.
Ekonomia informale
Një pengesë e madhe në rritjen e të hyrave të buxhetit është përhapja e ekonomisë Joformale. Republikës së Kosovës i nevojitet një sistem financiar i besueshëm si dhe një ekonomi tregu e qëndrueshme dhe funksionale. Për këtë arsye është e rëndësishme që të gjenden metoda efektive për të parandaluar ekonominë joformale. Autorë dhe publikime të ndryshëm kanë përllogaritur se ekonomia joformale e Kosovës vlerësohet të jetë në mes të 40% – 60%, duke përdorë tregues sikurse janë numri i të punësuarve në ekonominë formale dhe joformale, numri i ndërmarrjeve të cilat punojnë në lëmin formal dhe joformal si dhe shifrat krahasuese të shteteve tjera.
Korrupsioni në Kosovë
Siç dihet korrupsioni shkakton shumë dëme të konsiderueshme si në aspektin shoqëror ekonomik, social e politik. Mbetet sfidë e madhe për krerët e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat që kanë qasje në përmasimin e kësaj dukurie që e ka kapluar shoqërinë kosovare posaçërisht institucionet ekonomike dhe shtetërore siç janë: KEK-u, PTK-ja, doganat, universitetet, organet komunale, administratat dhe institucionet tjera vendimmarrëse shtetërore.
Rritja e madhe e kësaj sëmundjeje mund të shërbejë si shtrat i ngrohet për zhvillimin e dukurive negative të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi e posaçërisht për rinin e cila në Kosovë është jashtëzakonisht në moshë të re, si një shembull jo i mirë për të ardhmen e tyre.
Qasja në financa
Sektori bankar në Kosovë konsiderohet si njëri nga tregimet me të suksesshme në vend, pasi që ka pasur një rritje të konsiderueshme dhe cilësore. Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, në dhjetor të vitit 2010 asetet e sektorit bankar arritën në €2.5 miliardë, gjë që paraqet një rritje vjetore prej 11.4%. Andaj bankat komerciale në vend, duhet ti ulin kamatat që i kanë.
Energjia elektrike
Një nga kushtet esenciale për funksionimin normal të NVM-ve është furnizimi i bollshëm me energji elektrike. Mungesa e furnizimit me energji elektrike ka penguar në masë të madhe konkurrencën e ekonomisë kosovare.
Mr. Lulzim A. Beqiri: Profiti rekord i bankave, dhe shkelja e të drejtave të konsumatorëve
Ngritja e vazhdueshme e çmimeve për shërbime bankare në disa raste është bërë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës. Nëse konsumatori dëshiron printimin e gjendjes së llogarisë bankare ai duhet të llogarisë 2.5 euro pagesë, pas rritjes së tarifave nga bankat në Kosovë. Pro Credit Bank ka rritur shërbimet e vogla bankare për klientët e saj, për një shërbim bankar PCB ka ndal vetëm 0.50 cent, ndërsa tash 1.5 €, edhe Raifaissen ka rritur tarifat në 1.5€.
Zyrtarë të Pro Credit Bank thotë se arsye e rritjes së komisioneve për shërbimet bankare nga ana e Pro Credit Bankës është se po promovohet përdorimi i llogarisë për pagesa e jo cash – i. Por harrojnë se niveli i shkollimit të konsumatorëve nuk të jepë komoditet pë një qellim të tillë.
Edhe TEB banka ka ngritur tarifat e saja për klientet duke rritur paknaqësin te konsumatorët.
Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve thotë se nëpërmjet printimit të gjendjes, klientët duan të vërtetojnë edhe nëse banka ka bërë ndonjë gabim, dhe nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë i bie që të paguajnë ekstra për të parë gabimet e bankës. Shoqata kërkon ndërhyrjen e BQK-së.
Krahas tarifave të larta bankat është dashur të rrisin transparencen ndaj klientëve, numrin e punëtorve, pasi që nuk ka bank që nuk duhet të presësh në rend nga tollovia.
Edukimi i Bankave
Kamatat e larta mund të vlerësohen që janë njëra ndër barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribues në falimentimin apo krijimin e vështirësive të shumë ndërmarrjeve, qofshin ato të mesme, të vogla apo edhe të mëdha.
Huatë e sektorit bankar janë rritur nominalisht me 8.9% për të arritur një të tretën e GDP-së në vitin 2009 dhe janë rritur në 11.3% (vit pas viti) deri në fund të gushtit. Ndërsa kreditë për ekonomi familjare janë përshpejtuar në 28.5%. Si rezultat, struktura e kredisë ka ndryshuar dhe pjesëmarrja e kredisë te ekonomitë familjare është rritur në kurriz të korporatave tjera jofinanciare, pjesëmarrja e të cilave është ulur për më shumë se 3%, pra nën 70%. Niveli i ulët i prodhimit dhe varësia e lartë e ekonomisë së Kosovës nga importi janë reflektuar në distribuimin sektorial të huave për ndërmarrjet private.
Nga institucionet kreditore bankat komerciale që veprojnë në Kosovë operojnë me kamata të kredive tejet të larta edhe përkundër fitimit të lartë që disa nga to e realizojnë brenda vitit, ato prapëseprapë nuk i ulin kamatat. Përderisa në vendet e rajonit normat e interesit po vazhdojnë stagnim, këto norma në Kosovë po vazhdojnë me trendin e rritjes.
Sistemi bankar i Kosovës përmbylli vitin 2010 me profit neto prej 32.8 milionë euro
Sistemi bankar i Kosovës përmbylli vitin 2010 me profit neto prej 32.8 milionë euro, që është për 29.9 % më i lartë sesa ai i vitit të kaluar. Duke marrë parasysh se në vitin 2009 kishte zvogëlim të profitit neto në sistemin bankar, rritja e profitit në vitin 2010 tregon për përmirësim të dukshëm në performancën e këtij sistemi.
Një ndër arsyet kryesore të rritjes së profitit është rritja më e shpejtë e kreditimit të ekonomisë nga ana e sistemit bankar gjatë vitit 2010 në krahasim me vitin e mëparshëm, duke pasur parasysh që të hyrat nga interesi në kredi përfaqësojnë burimin kryesor të të hyrave të sistemit bankar. Kontribut mjaft të rëndësishëm në rritjen e profitit ka dhënë edhe ngadalësimi i rritjes së shpenzimeve të sistemit bankar, duke bërë që norma e rritjes së të hyrave të jetë më e lartë sesa norma e rritjes së shpenzimeve ( Banka Qendrore e Kosovës)
Të hyrat nga interesi shënuan rritje vjetore prej 7.7% (4.4% rritje në 2009) duke arritur vlerën prej 157.8 milionë euro. Po ashtu ndryshe nga viti i mëparshëm, në vitin 2010 kishte edhe rritje të të hyrave nga jointeresi.
Në vitin 2010, të hyrat nga jointeresi arritën vlerën prej 43.1 milionë euro, duke shënuar një normë vjetore të rritjes prej 8.1%. Pjesën më të madhe të këtyre të hyrave e përbëjnë të hyrat nga komisionet.Profiti neto i sistemit bankar arriti në 26 milionë euro, nga 18.5 milionë euro sa ishte në vitin 2012. Rritja ishte kryesisht reflektim i rritjes vjetore prej 0.3% të hyrave të sektorit dhe i rënies së gjithsej shpenzimeve për 2.2% ( Raportet e Bankës Qendrore 2010-2014).