Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se transformimi i FSK-së në ushtri nuk është duke ndodhur në kohën e duhur dhe është në kundërshtim me perspektivën euro-atlantike. “Pajtohem plotësisht me mikun tim Serwer, i cili pyet pse nuk duhet të ketë ushtri një vend i pavarur? Ajo nuk është kundër askujt dhe është multi etnike, nëse Beogradi nuk do të bënte presion te serbët që të mos bashkohen me të. Dhe sigurisht jo një njësi e UÇK-së që duhet çarmatosur, sikur mendon, zonja Bërnabiq, duke nxitur luftë nga ana juaj”, ka shkruar Bosch. Kundër qëndrimit të NATO-s është shprehur edhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …