OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së ka reaguar lidhur me raportimet për hetimet nga Gjykata Speciale ndaj Rrustem Mustafës

Për shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe në rastin e zhvillimit të hetimeve nga Gjykata Speciale, ndaj Komandant Remit – Rrustem Mustafa dhe të tjerëve, konsiderojmë se është duke u bërë padrejtësi, për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare mbrojtëse në pajtim me konventat ndërkombëtare. Ne si OVL UÇK, e kemi thënë se nuk jemi kundër drejtësisë dhe për këtë kemi kërkuar gjykatë vendore që i ndjek krimet, por kemi qenë dhe jemi kundër gjykatës speciale, për shkak se është një etnike dhe e cila nuk ka për qëllim ndjekjen e atyre që kanë kryer krime, por vetëm komprometimin e luftës sonë çlirimtare”. Rrustem Mustafa i mbiquajtur “Remi” gjatë luftës, ka qenë  ndër të parët që ka pranuar Gjykatën Speciale, edhe pse  nga gjykata në Prishtinë është shpallur fajtor, është dënuar dhe ka mbajtur burgun i akuzuar për krime lufte.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …