Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka pritur në takim ambasadorin e Kanadasë, Daniel Maksymiuk. Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe diplomatit Maksymiuk është biseduar për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve dhe ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kanadasë. Me këtë rast ambasadori e ka falënderuar ministrin Berisha për pritjen, si dhe e ka përgëzuar për punën dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së. Ai ka shprehur bindjen se edhe më tutje do të vazhdojë bashkëpunimi mes dy shteteve mike. “Kanadaja është shtet mik i Kosovës dhe do të vazhdojë me përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën”, ka thënë ai. Ndërsa, ministri Berisha e ka falënderuar diplomatin për mbështetjen e vazhdueshme që Kanadaja po jep për Kosovën, si dhe e ka njoftuar atë, me zhvillimet e fundit për tranzicionin e FSK-së dhe miratimin e ligjeve që pritet të bëhen më 14 dhjetor nga Kuvendi i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …