Menaxhimi i të dhënave personale në sistemin e arsimit ishte tema e trajnimit një ditë më drejtor dhe zv. drejtor të shkollave të komunës së Deçanit

Ministria e Arsimit Shkencë dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Deçan, organizuan trajnim me drejtorë , zëvendësdrejtorë dhe sekretarë te shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Deçanit me temë: menaxhimi i të dhënave personale në sistemin e arsimit. Drejtori i Arsimit Qazim Maloku, pasi përshëndeti të pranishmit, pra drejtorët dhe përfaqësuesen e MASHT-it Azize Sekiraqa, ndër të tjera vlerësoi lartë këtë proces të përbashkët te të dy niveleve të qeverisjes, sepse ruajtja e privatësisë dhe të dhënave personale është një element i rëndësishëm për sistemin tonë arsimor, proces ky që do t’i kushtohet një kujdes i shtuar dhe profesional.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …