Shqiptarët e Kosovës Lindore diskriminohen, pakica serbe e Kosovës kërkon shtet brenda shtetit.
Pakica Serbe në Kosovë kërkon :
Kanal të veçantë në televizionin qendror publik (Ky kanal i tv-së publike tani është duke funksionuar ),
– Frekuenca të veçanta për telefonin mobile dhe fikse ,
– Asosacion të Komunave me kompetenca ekzekutive ,
– Njësi të veçanta në kuadër të Policisë dhe në kuadër të Forcave të Armatosura .
– Ndaljen e procesit të privatizimit në Komuna që kan shumicë,
– Pozitën Zëvendësit të drejtorit t të AKI-ës,
– Pozitën e Zëvendësit të Komandatit të FSK-ës.
E këta një ditë lehtë e kanë të kërkojn një etnitet të vaçantë në Kosovë .
Shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc e Preshevë jan të diskriminuar dhe nuk gëzojnë
– Asnjë minutë emision në gjuhën shqipe në ndonjë kanal televiziv qendror publik ,
– Asnjë frekuenc të veçant për telefonin mobile dhe fikse ,
– Asosacion të Komunave me kompetenca ekzekutive,
– Dhe nuk përfaqësohen proporcionalisht në polici e në ushtri e është tepër larg të kërkojnë Njësi të veçanta në kuadër të Policisë dhe në kuadër të Ushtrisë e xhandarmërisë Serbe ,
– Të drejtën as të marrin pjesë në procesin e privatizimit në Rajonin me tri Komuna që kan shumicë shqiptare,
– Asnjë inspektor, udhëheqës a pozitë kyqe , të shërbimit e të mos flasim për pozita të lart të Zëvendësit të drejtorit të shërbimit,
– Të drejtën as të shkollohen për shkollën e oficerëve të ushtrisë apo të gëzojn si ushtarak të karrierës e lëre më pozitën e Zëvendësit të Komandatit të ushtrisë speciale .
Ky është RECIPROCITETI i njëmndtë, real, i realizuar pikë për pikë që është duke u zbatuar në parim atë që gëzojn pakica serbe në Kosovë do të gëzojnë edhe Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës .
Kjo krahinë që nuk është e përfshirë në sistem , është e shkelur dhe e diskriminuar dhe nuk i mbetet tjetër veçse të kërkojë të jetë njësi e veçantë apo t’i bashkohet Kosovës amë , pasi edhe ashtu popullata e Lindjes së Kosovës ka mbajtur Referendumi me një dhe dy mars të 1992, me ç’ rast ka fituar të drejtën plebishitare për bashkim të natyrshëm mbi baza etnike me Kosovën.
Mr. Refik Hasani
25 korrik 2015