Investitorët kanadezë të interesuar për sektorin mineral të Kosovës dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, priti në takim ambasadorin e Kanadasë jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend. Ministri Shala e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për prioritetet që i ka MTI-ja dhe për mundësinë që shteti Kanadez të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe mineraleve. “Është nder dhe kënaqësi t’ju pres në takim, sepse Kosova e konsideron më shumë se shtet mik Kanadanë. Po vazhdojë në përmbushjen e planeve që i ka Qeveria e Kosovës, që janë të parapara për këtë vit, njëkohësisht duke e rritur dinamikën në secilën fushë. Brenda këtij resori i kam identifikuar prioritetet e mia të cilat mendoj të fokusohem më shumë e që janë mbrojtja e konsumatorit, thithja e investimeve të huaja, sepse ministria që e drejtoj unë implementon edhe Ligjin për Investime Strategjike dhe përmirësimi i cilësisë së produkteve të cilat iu ofrohen në treg qytetarëve tanë. Po ashtu, fokus kam përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe përkrahjen prodhuesve vendor dhe promovimin e eksportit”, theksoi ministri Shala. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë e investimeve kanadezë në sektorin e minierave, që ambasadori Maksymiuk shprehu gatishmërinë e bizneseve të këtij shteti të investojnë në Kosovë për zhvillimin e ekonomik të Kosovës. Ministri i Shala kërkoi nga ambasadori që t’i inkurajojë bizneset kanadeze të investojnë në Kosovë duke shprehur gatishmëri për mbështetje të plot, duke treguar përkushtimin e çdo institucioni që të jetë avokat i bizneseve që shprehin vullnet për të investuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …