Prokuroria Speciale e ka dorëzuar në gjykatë aktakuzën e plotësuar të njohur si “Veterani”. Koordinatori për media në Prokurorinë Speciale, prokurori Sylë Hoxha ka thënë se Prokuroria e Shtetit e ka respektuar afatin ligjor për të bërë një gjë të tillë. “Aktakuza është dorëzuar sot. Ajo që është dorëzuar dhe është plotësuar konform të gjitha kërkesave që i ka bërë Gjykata. Prokurori Hoxha nuk ka folur për ndryshimet konkrete që janë bërë në këtë rast me arsyetimin se ai nuk është prokurori i rastit. “Rastin e përfaqëson një prokuror tjetër, andaj nuk mund t’i di detajet se ku është ndërhyrë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …