Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Pozita e opozita në vend në kundëthënie njera me tjetrën për buxhetin e paraparë të shtetit për vitin 2019

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se buxheti për vitin 2019 nuk është në përputhje me nevojat që ka Kosova. Sipas tij, projektet e reja në Kosovë duhet t’i marrin parasysh nevojat e komunave dhe jo ndarja e tyre të bëhet në baza partiake. Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë diskutuar për ndarjen buxhetore për vitin 2019. Me këtë rast ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se buxheti i paraparë për vitin e ardhshëm ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit. Ministri ka thënë se edhe ai do të kishte dëshirë që buxheti për vitin e ardhshëm të jetë edhe më i madh. Ai këtë të enjte ka bërë të ditur se buxheti i paraparë për vitin 2019 është 1 miliard e 949 milionë euro. Ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm e kanë kundërshtuar deputetët nga subjektet opozitare në vend. Sipas tyre, buxheti nuk do të ndikojë në rritjen e zhvillimit ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …