Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe zëvendës-ministri Burim Ramadani janë pritur në Riga të Letonisë nga sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Jaris Garisons. Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajonin Baltik dhe në Ballkanin Perëndimor, sfidat dhe kërcënimet e ngjashme të sigurisë, kërcënimet asimetrtike dhe hibride, influencën e Rusisë, luftën informative, komunikimin strategjik, sikurse edhe veprimet institucionale e shoqërore për përballjen me këto kërcënime. Delegacioni i MFSK-së, po ashtu, ka vizituar Bazën Ushtarake Adazi afër Rigas. Ndërsa, në ditën e parë të vizitës dyditore. Komandanti i FSK-së Rrahman Rama është pritur në Riga të Letonisë nga Shefi i Mbrojtjes i Letonisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe në Qendrën e Ekselencës të NATO-s për Komunikim Strategjik.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …