“Thomas (1989) e lidh në radhë të parë fuqinë dhe dobësinë e shteteve me kapacitetet e tyre institucionale. Ai dallon dy forma pushteti shtetëror: pushtetin despotik dhe atë infrastrukturor. Pushteti despotik i referohet aftësisë imponuese të shtetit dhe ushtrimit të forcës për të imponuar mbi civilët rregullat dhe ligjet e shtetit. Në të kundërt, pushteti i infrastrukturor i referohet efikasitetit dhe legjitimitetit të institucioneve shtetërore si dhe aftësisë së shtetit për të qeverisur nëpërmjet konsensusit. […] shtetet e fuqishme kanë më pak nevojë për të ushtruar pushtet imponues për shkak se fuqia infrastrukturore e tyre e bën atë të panevojshme. ” (Allan Collins, Studime Bashkëkohore të Sigurisë, Shtëpia Botuese UET Press, Tiranë, f.195). Buzan “argumenton se shtetet përbëhen nga tre komponentë kryesore: një bazë fizike, kapacitete institucionale dhe nga “ideja e shtetit”. Sipas tij, fuqia dhe dobësia e shtetit bazohet pikësëpari në fushën pak të përkufizueshme të “idesë së shtetit” dhe shkallës në të cilën shoqëria formon një konsensus mbi – dhe identifikohet me shtetin.” (Idem, f.195-196).
IRJM-së i mungon pushtetin infrastrukturor dhe e ka shumë të zhvilluar pushtetin despotik. Institucionet e IRJM-së nuk janë aspak legjitime për shqiptarët, nuk ekziston një qeverisje nëpërmjet konsensusit në sensin në të cilin populli shqiptar nuk pranon këto institucione si legitime për të dhe e konsiderojnë si pushtet opresiv. Pushteti despotik manifestohet nëpërmjet një aparat të dhunës të fuqishëm që shpërndan terror shtetëror kundër shqiptarëve të kolonizuar.
Te IRJM-ja mungon krejtësisht “ideja e shtetit”, gjë që e shëndërron atë në një “thuajse-shtet” (Jackson) artificial, në një krijesë shtetërore përrallore që legjendon për kontinuitetin historik midis maqedonasve antikë ilirë dhe sllavo-maqedonasit e sotëm. IRJM-së i mungon ideja konsensuale e shtetit, sepse komuniteti shqiptar e konteston atë, duke marrë parasysh faktin se ky përbindesh artificial është edhe kolonial për shqiptarët, është një krijesë e huaj, e cila nuk ka asgjë për të bërë me qenien e kombit shqiptar.
Më shumë, vërehen tjera karakteristika të IRJM-së që e inkuadrojnë në përcaktimin klasik të “shtetit të dobët”:
a) destabilitet politik – një krizë e vazhdueshme politike midis pozitës dhe opozitës;
b) centralizim i pushtetit politik në duart e një individi të vetëm – Nikolla Gruevski. Largimi i Gruevskit nuk do të sjell një demokratizim, sepse edhe Zaevi ka “shkathtësi” diktatoriale;
c) demokraci e pakonsoliduar, që imiton vetëm praktikat formale zgjedhore, por jo edhe sfondin thelbësor demokratik;
d) ndarje të fuqishme midis shqiptarëve dhe maqedonasve, ku praktikisht jetohen nga këto komunitete një segregacion të thellë;
e) një krizë të vazhdueshme të identitetit.
Si pasojë e këtyre karakteristikave, IRJM është jo vetëm një shtet i dobët, por edhe një vrimë të zezë për sigurinë e Ballkanit, një kërcënim të përhershëm për paqen dhe stabilitetin e këtij Gadishulli “fuçi baruti”. Zgjidhja e vetme e këtij kanceri pasigurie është vetëm zhdukja e tij përmes ndarjes, ku pjesa shqiptare duhet t’i bashkohet Shqipërisë.
Tiranë, 30 korrik 2015