Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit

Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit

Matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, kanë treguar shifra alarmante në fillim të javës së parë të dhjetorit. Falë reshjeve të shiut dhe erërave, gjendja u përmirësua për pak ditë, kah mesi i javës. Megjithatë, ajri i ndotur, i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, mbetet shqetësim për qytetarët gjatë gjithë sezonit të dimrit. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina dhe disa qytete të tjera si Kastrioti, Mitrovica, Gjilani, Drenasi e Peja, ka një kohë të gjatë që përballen me këtë problem, por alarmi për gjendjen e rëndë është ndezur veçmas në tre vjetët e fundit, prej kur matësit e nivelit të ndotjes së ajrit kanë marrë më shumë vëmendje. Vitin e kaluar, në Prishtinë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, për dy ditë, ishte ndaluar qarkullimi i veturave në zonën qendër, duke lejuar vetëm lëvizjen e autobusëve urban dhe taksive.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …