Fatmir Limaj: Pas vendimit për taksën 100% ndaj Serbisë, kapacitetet për gjitha kompanitë vendore janë shtuar

Fatmir Limaj: Pas vendimit për taksën 100% ndaj Serbisë, kapacitetet për gjitha kompanitë vendore janë shtuar

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kanë vizituar sot biznesin vendor fabrikën e letrave higjienike “Flutra”, ku u tha se impakti i vendimeve të Qeverisë në raport me Serbinë dhe Bosnjën ka rezultuar me një rritje të prodhimit nga kompanitë vendore. Limaj ka thënë se do të jenë afër prodhuesve vendor, duke shtuar se hapja e vende të reja të punës është jetike. Ai ka thënë se pas marrjes së vendimit për taksën 100% ndaj Serbisë, kapacitetet për gjitha kompanitë vendore janë shtuar. Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se kjo kompani është dëshmia më e madhe se çfarë rezultati ka taksa e vendosur ndaj dy shteteve fqinje.  Sipas tij, kjo taksë ka bërë që të rriten kapacitetet e prodhimit tek çdo kompani në Kosovë. Kurse, Gojart Kelmendi, pronar i kësaj fabrike është shprehur i lumtur me këtë vizitë. Ai ka shtuar se lëndën e parë asnjëherë nuk e kanë marrë nga shteti i Serbisë, mirëpo nga shtete brenda Bashkimit Evropian. Ndërsa, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka theksuar se është shumë me rëndësi të korrigjohen padrejtësisë, që sipas tij u janë bërë Kosovës./KP/.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …