6 persona mbetën të vdekur dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi u shtypën nga turma të mëdha të njerëzish që po vraponin të dilnin nga klubi i natës. 12 prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në diskotekën “Lanterna azzurra” në Corinaldo në zonën e Madonna del Piano. Shkak për humbjen e jetës është bërë një spraj me erë të keqe i hedhur në turmë gjatë koncertit të reperit Sfera Ebbasta. Të plagosurit u transportuan në spitalet zonës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. “Ishim duke kërcyer kur nuhatëm një erë djegëse. Donim që të dilnim por daljet e emergjencës ishin të bllokuara. Kaluam nga ana tjetër dhe u shtypëm me njëri-tjetrin. Një djali mbeti poshtë”, rrëfen një 16-vjeçar i plagosur.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …