Shoqata Kroate e të Burgosurve Politikë Kroatë, Klubi i Grave Shqiptare „Mbretëresha Teutë“ në Kroaci, Qendra Dokumentare Informative, Klubi Kroat janë organizatorë të mbajtjes së Akademisë kushtuar veprimtarit, Adem Demaçi dhe të burgosurve politikë, në ish Jugosllavi. Simpoziumin, i cili do të mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe ndarjes nga jeta të udhëheqësit e ideologut të Shqiptarëve të Kosovës, i cili i ka kaluar 28 vjet në burgjet jugosllave „Adem Demaçi…“ simbol i rezistencës shqiptare dhe luftëtar për Kosovën e pavarur. Në këtë akademi kushtuar të burgosurve politikë dhe Adem Demaçit do të paraqiten fotografi dhe dokumente të shkruara dhe kujtime e dëshmi të pjesëmarrësve, të cilët do të flasin se çfarë iu ka ndodhur vetëm për një fjalë të folur, për një shkrim, recitimit të një poezie, për përpjekjet për t’u bashkuar që t’i bëjnë rezistencë bashkësisë jugosllave. Simpoziumi „Adem Demaçi…“ mbahet në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të njeriut në: Salla II Vjenac, të hënën, më 10. 12. 2018 në orën 14.00 në Kaptol 29a, ku pjesëmarrësit e ngjarjeve do të paraqesin dëshmitë e tyre dhe do ta kujtojnë „viktimën më të madhe“ të këtyre ngjarjeve dhe të burgosurit tjerë politikë të sistemit të kaluar, i cili shumë njerëzve ua ka shkatërruar jetën, por edhe shoqërisë shqiptare dhe kroate.
Moderatorë:
Mr. Shenida Bilalli, kryetare e Shoqatës së Grave Shqiptare „Mbretëresha Teutë“ në Kroaci dhe
Zdravko Vlladanoviq, jurist diplomuar
Referuesit:
Prof. Dr. Sc. Zvonimir Sheparoviq,
Hydajet Hyseni, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë nga Kosova,
Mr. Sc. Marko Grubishiq, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë Kroatë,
Dr Flora Brovina, ish e burgosur politike, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Ibish Neziri, ish i burgosur politik, tani përkthyes dhe ligjërues në Zvicër
Prof. dr. Josip Jurçeviq,
Ante Kovaçeviq, ish i burgosur politik dhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kroacisë