leoni

Shumë jugo-medie në Kosovë i kanë kushtuar vëmendje nostalgjike koncertit të Cecës së Arkanit në Mitrovicë

Shumë jugo-medie në Kosovë i kanë kushtuar vëmendje nostalgjike koncertit të Cecës së Arkanit në Mitrovicë

Shumë jugo-medie në Kosovë i kanë dhënë hapësirë e vëmendje të veçantë koncertit të Cecës së Arkanit, në Mitrovicë. Përçudnimi i tillë na kthen në kujtesë kohën kur në një koncert të po kësaj Cecalinës, mbajtur në Shkup,  më shumë se dhjetë vjet më parë, brenda ditës patën kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni rreth 10.000 shqipfolës cecëdashës, me qëllim për ta parë të preferuarën  e tyre. Tani në Mitrovicën e veriut nuk ua mbajti të shkojnë por afishuan  lajme e foto të Cecës gjatë tërë kohës, madje duke mbajtur kujdestari, se kur fillon koncerti, se tashmë filloi, se shiu e bëri të veten, sepse  kufiri mbi Lumin Ibër nuk lejoi këta nostalgjikë të thekur  të marrin pjesë në koncertin e Cecës.

Nostalgjia e qindra mijëra shqiptarëve të Kosovës për Serbinë, serbët e serbet  nuk është gënjeshtër, por një realitet pervers, antishqiptar  i një kategorie të mbetjeve të regjimit serb, te të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me serbët me kumbarët e tyre, miqtë, shokët, të dashurit e të dashurat. Dhe, mjerisht kurrë  nuk kanë qenë pakicë të tillët, të paktën jo deri në vitin 1999.  Asnjë prej medieve të propaganduan koncertin e Cecës nuk foli për krimet e Arkanit, të Milosheviqit, Sheshelit, nuk shkroi  asnjë rresh për 1600 trupat e shqiptarëve, që ende konsiderohen  të zhdukur, sipas shumë dëshmive nga disa qytetarë serbë, ata i kanë hedhur   në shkritoret e Serbisë. Nuk shkruan sepse nuk dëshironin ta lëndonin Cecën, të dashurën a amalgamimit të gjakut të tyre të përzier.

Vetëm dy tri medie në Kosovë nuk kanë raportuar as kanë përmendu koncertin e Cecës në Mitrovicë.

Ky përçudnim i llojit të vetë ka një shpjegim, i cili lidhet përpos  me nostalgjinë edhe me periudhën e gjatë nën robërinë serbe, sidomos me periudhën e të ashtuquajturit bashkim vëllazërim të shqiptarëve me serbët. Nuk duhet harruar edhe kohën kur në koncertet e Zdravko Çoliqit, e Zoran Bregoviqit  në Prishtinë e gjetkë në vitet 70-të të shekullit të kaluar, merrnin pjesë dhjetëra mijëra shqiptarë, madje kishte shumë nga ata dhe ato që digjnin bluzat e faculetat gjatë orgjisë në Koncert. U desh të vinin ansamblet nga Shqipëria për t’ i shtuar rruzat e kuqe të atdhetarisë, u desh të organizohej  viti 1981, për ta thelluar njëherë e mirë hendekun mes shqiptarëve,  me synim çlirimin dhe bashkim me Shqipërinë dhe atyre që të ardhmen e kishin lidhur fort me bashkim vëllazërimin me Serbinë.

Natyrisht se hendeku i krijuar asokohe  çoi edhe në  luftën e UÇK-së duke i dhënë fund përgjithmonë sundimit serb në Kosovë, por nuk i dha fund edhe jaranisë, pobratimisë, kumbarisë, miqësisë, mes shqiptarëve e serbëve, e kam fjalën për serbët e Serbisë, dhe jo për serbët vendorë, me të cilët, si fqinjë  kemi jetuar gjatë shekujve. Miqësia e tillë vazhdon edhe sot madje edhe në nivelet e larta të tregtisë, politikës, interesit, bashkëpunimit dhe nuk ka të ndalur, sepse “virusi” i skllavërisë, pacifizmit, nënshkrimit, poltronizmit dhe servilizmit ndaj të huajve  është pjesë përbërëse e mendjes së robëruar. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …