leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Takimi me senatorin Gary Peters

Derisa MPJ e Kosovës me te gjitha burimet njerëzore dhe financiare që ka, ka pësuar  dhe po pëson fiasko të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare nga Serbia, për shkak të neglizhencës por edhe për shkak të korrupsionit, klielentizmit dhe nepotizmit që mbretëron brenda ministrisë. Duke u vërejtur këto dobësi dhe të tjera organizative dhe të mujsharëve brenda komunitetit ne Michigan, kanë filluar të ndërmirren inciativa individuale dhe shoqërore lobimi duke u shfrytëzuar kontaktet e drejtpërdrejta dhe miqësore, sikurse ajo e intelektualit të shquar në komunitet Shuajb Gërgurit, imamit të Xhamisë dhe administratorit të Qendrës Kulturore Islamike të Shqiptarëve, në Harper Wood, Michigan. Në takimin e mbajtur në Wyndham Garden, Sterling Hts, në Michigan me rastin e 40 vjetorit te IAGD,  ishte i ftuar si mysafir nderi-si përfaqësues i komunitetit shqiptar në Michigan edhe Shuajb Gërguri.

Po aty ishte i ftuar edhe US Senatori Gary Peters me te cilin veçse janë krijuar raporte të mëhershme miqësore. Vlen të përmendet se US senatori Peters ka qenë mysafir dhe ka vizituar dy herë Qendrën Islamike Shqiptare, ku edhe shërben Shuajb Gërguri, si Imam.

Takimi u shfrytëzua për një bashkëbisedim në mes të Imamit Shuajb Gërgurit dhe Senatorit amerikan Gary Pitters, lidhur më punimet që po zhvillohen në Xhami, zgjërimet hapësinore në sallën e madhe konferenciale, atë të Gym-it, klasëve për mësim plotësues në gjuhën shqipe, bujtinës, duke vazhduar pastaj për zhvillimet në komunitet, dhe interesimin e vëmendshëm të senatorit të përqëndruar shumë më tepër në zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën  aktuale politike atje. Pra pjesa më e madhe e bisedës kishte karakter informativ të dyanshëm. Përndryshe Senatori Peters premtoi se do të jetë mysafir nderi kur të bëhet hapja zyrtare e këtij objekti impozant.

Imami, Shuajb Gërguri kishte inicuar takim-bisedën me theks të veçantë rreth Kosoves, duke shtruar pyetje të interesit të dyanshëm, se sa është i informuar për atë që po ndodhë në Kosovë?

Përgjigja e senatorit ishte e atypëratyshme se ka njohuri të mjaftueshme për Kosovën dhe se para pak kohësh kishte takuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke vënë në spikamë se duhet te kihet kujdes lidhur me çështjen e kufijve… Shuajb Gërguri, ka shprehur pajtim të plot me Senatorin rreth kësaj çështjeje dhe ka thënë se është shumë e rrezikshme për Kosovën nëse hapet dera e lëvizjes së kufijve. Atë që kanë  bërë serbët në të kaluarën do ta bëjnë edhe në të ardhmen nëse iu ipet mundësia, ata mund të futen në Kosovë dhe të krijojnë realitet te ri duke vendosur kufirin aty ku ata dëshirojnë, dhe në të njëjtën kohë mund të rritet rreziku për spastrim etnik ne Preshevë me rrethinë… kështu që gjëja më e sigurt  tash për tash është që kufijtë mos të preken.

Në takim u fol edhe për taksën në produktet serbe 100%. Z. Gërguri potencoi se Serbia ka shfrytëzuar tregun e Kosovës pa asnjë pengesë duke përfituar miliarda dollarë, një pjesë e të cilave është shfrytëzuar për të luftuar Kosovën ne çdo drejtim,  në anën tjetër ka pamundësuar eksportin e produkteve kosovare në Serbi, duke vënë barriera nga më të ndryshmet… nuk njohin dokumentet kosovare, nuk njohin tabelat, pengojnë Kosovës në çdo hap, thjesht pamundësojnë tregtine e lire dhe pengojnë Kosovën në çdo drejtim, me një fjalë taksë është dashur të vendoset shumë më heret po megjithate më mirë vonë se kurrë, shtoi z.Gërguri duke mbrojtur vendimin e Qeverisë Haradinaj.

Senatori Petters u pajtua se tregtia duhet të zhvillohet e papenguar dhe e dyanshme, nëse njëra palë pengon atëherë  arsyetohen edhe pengesat nga pala tjetër “free trade has to be for both sides”

Aty u folë edhe  për krijimin e ushtrisë. Z. Gërguri tha se deklarata e fundit e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s ishte mjaft dëshpruese, ndërsa qëndrimi amerikan ishte i mirëseardhur dhe me peshë, duke pasur parasysh përpjekjet e deritanishme të amerikanëve për më tepër siguri në rajon.

Senatori amerikan Gary Petters ishte plotësisht pro formimit të ushtrisë dhe se Amerika do te mbeshtesë Kosovën dhe ushtrinë e saj në vazhdimësi. Senatori tha se jemi duke përgatitur një letër për qëndrimin tonë rreth ushtrisë e cila do ti dërgohet Qeverisë së Kosovës, duke premtuar se do të njoftohet komuniteti shqiptar për të rejat dhe veprimet e tij në këtë drejtim… Imami, Gërguri falenderoi Senatorin për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.

Vlen të theksohet se z. Gërguri ishte përfaqësuesi i vetëm shqiptar i komunitetit në këtë takim dhe takim të rëndësishëm miqësorë, duke shpresuar që takimet e tilla të zyrtarëve amerikanë me komunitetin Shqiptare-amerikan të Michiganit të intensifikohen.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …