leoni

A. Q. Venë e vinë bijtë e shqipes, nga vendet ku kanë ngritur foletë, si zogjtë e qyqes

Koha e pushimeve. 


Verë e gjatë dhe tmerrësisht me vapë, kjo e vitit 2015.


Një pjesë e Kosovës vuan  nën lëngatën e Gjykatës Speciale, Gjykatës raciste e fashiste,  e cila do të dënojë e do të ndëshkojë  vetëm shqiptarë të UÇK-së.


 


Kosova  me halle, derte e plagë ende të pashëruara  i pret bijtë e bijat që vinë nga perëndimi, atje ku kanë ngritur foletë, si zogjtë e qyqes. Erdhën me bujë, me alarme sirenash, me veturat e shtrenjta, me lara e pa lara, me vetura të shtrenjta e të lira, secili sipas takatit…


Serbët i ndaluan në kufi dhe këta si zakonisht iu ankuan Serbisë, e cila nuk po i pret miqësisht, si dikur, si pobratima dhe kumbarë, denbabaden. Priten me orë të tëra, i maltretuan, i shanë, i plaçkitën në kufi, si në Merdare, ashtu edhe në Kakavijë, dhe, i lanë për orët të tëra në pikun e vapës. Por bashkëkombësit  tanë të perëndimit, ata që nuk preferojnë asnjë rrugë tjetër për të ardhur në Atdhe veç rrugëve të Serbisë, u treguan durimtarë të pashembullt, sepse më në fund pas shtatë tetë orësh pritjeje në vapën kundërmuese të asfaltit, megjithatë e kaluan kufirin dhe ia “lagën Serbisë”, e cila sërish “do t’ua lagë”  edhe njëherë gjatë kthimit.    


 


Erdhën dhe sollën me vete  dalldinë e shfrenuar, nëpër dasma e ahengje, me këngë magjupishte të medës, ceces, brenes,  me këngë greke, serbe e turke, por me fjalë shqipe, fjali e shprehje puro gege të mejhaneve. Erdhën dhe shkrepen plumba  nga armët e zjarrit me fishekë-zjarre e çirrje, në shfrim epshesh të një dalldie uloke, të një dalldie tipike, aziatike, e cila me asnjë etno element nuk ka të bëjë me traditat tona, me dasmat tona, me këngën e burrërisë e të trimërisë, dhe këngën thirravaje, pse jo edhe me këngën e humorit e të satirës,  të cilat i kemi me bollëk dhe që është pasuria jone e trashëguar nga brezi në brez, gjatë shumë e shumë shekujve.


 


Erdhën mërgimtarët nga perëndimi për të parë të vetët, të afërmit, akrabanë, për t’ u gëzuar e për t’i çliruar valvulet e mërzisë dhe bezdisë së jetës në perëndim.


Erdhën, ashtu sikur venë e vinë për çdo vit.


 


Por jo të gjithë venë e vinë, me dalldi e shfreni.


Ka në mesin e tyre, të tillë, zemërplasur, që kanë ngelur në mes të rrugës, as mund të vendosin që definitivisht të kthehen në Atdhe, as ua bën zemra që t’ ia kthejnë shpinën përgjithmonë, Atdheut. Kanë ngelur në mes të rrugës dhe nga dita në ditë,  presin e presin dhe duke pritur plaken e tresin si kripa në ujë… Disa shpresojnë, disa nuk kanë fije shprese dhe e shohin hapur humnerën ku kanë rënë. Bijtë e bijat e tyre janë shkolluar në një gjuhë tjetër, kanë marrë kulturë, arsim e traditë tjetër. Janë integruar, janë asimiluar lirshëm, pa asnjë fije represioni. Janë bërë puro evropianë, puro amerikanë e australianë, si dikur jo pak nga stërgjyshërit tanë, që bëheshin puro turk elhamdu-lilah e puro arabë, nëpër humbëtirat e Perandorisë osmane, së cilës disa  madje i kishin shërbyer më shumë se vetë turqit.


Si mund të mendohet kthimi i tyre në Kosovën e varfër, që po gjallon nën verigat e BE-së, nën dhunën e përdhunën e Beogradit,  gjithnjë e qortuar për të kaluarën, e qortuar për luftën çlirimtare, e qortuar për rodin e fenë, e qortuar për korrupsion, trafiqe, të cilat në pikë të ditës na i solli ky qytetërim i Evropës, dikur plakë e njerkë, sot një Evropë e re, barby,  e pispillosur, lakuriqe  dhe e dhjamosur.


 


Erdhën përkohësisht bijtë e shqipes, nga vendet e huaja ku kanë ngritur foletë, si zogjtë e qyqes. Tani kanë filluar të kthehen  në pushime, në bregdetin e Shqipërisë dhe të Malit të Zi dhe nga atje do të fluturojnë për në perëndim e tutje, në foletë e tyre të reja. Atje i pret begatia, “qytetërimi”, modernizmi, ritmi i jetës së vërtetë, i jetës me reklamën kapitaliste ku gjaku të thithet me pambuk, ku krejt  pa hetuar dalëngadalë shndërrohesh, bëhesh tjetër. Në anën tjetër të pret  puna e rëndë, pastrimi i mbeturinave, i kanaleve, i qenefeve, puna në bujqësi në industri, në  miniera, në çdo punë për të cilën ka nevojë padroni gjerman, italian, francez, anglez, amerikan…  Dikë e pret trafiku, droga, prostitucioni e profesione të reja të botës shumëngjyrëshe kapitaliste.


Ata venë e vinë, si gjithnjë, që kanë rendur shqiptarët, të parët e të parëve tanë që në pamundësi për ta bërë Atdheun, morën dhenë dhe u bënë, ata që janë sot, përderecakë të përjetshëm. Ne që ngelëm këtu, jemi ose të paditur, ose mjeranë, që nuk dimë dhe nuk e kemi provuar botën e vërtetë, tërë ajkë e mjaltë të Evropës. Këta që ikën po vetëquhen ajka dhe truri i kombit. Ne që ngelem këtu denbabaden nuk paskemi tru!


Ne kemi ngelur këtu, sepse kështu na kanë mësuar të parët, gjithnjë të varfër, si gjithnjë me refrenin:  “ding-dang, bukë e lëng, nis e sos bukë e kos”. Sepse këtu na ka jetuar gjyshi, gjyshja, katërgjyshi, stërgjyshi… Këtu e kanë lënë mundin, djersën, gjakun, pastaj eshtrat dhe kujtimin për tokën, për njerëzit, porosinë për atdheun e plotë, që nuk e bënë ata, as po e bëjmë dot ne, sepse jemi ndarë e jemi përçarë shumë më keq se dje e par dje, sepse i kemi mësyrë rrugët pa fund të botës duke kërkuar dhe duke pranuar për atdhe, për baba të dytë,  çdo vend ku ka bollëk, ku mund të mbushësh e ta frysh barkun, sepse Atdheu qenka atje ku jetohet për të ngrënë sa më shumë e jo vetëm aq sa  për të jetuar.


 


Derisa po i radhis këto fjali në këtë shkrim torturues, këtu përballë lagjes time nuk ndalet dot për asnjë çast ahengu, gjymyshi, dalldia, krisma, vallja, “oh-ehet” e çirrjet, kënga rospie, kënga magjupishte. Tërë qyteza duhet ta dëgjojë se po bëjnë dasmë e po martohen filani me fisteken. Në shtëpinë përballë, ku nuk pushon kënga vallja e dalldia,  një familjari i ka vdekur nëna plakë. Ai pret farefis e miq për ngushëllim dhe mezi dëgjohet zëri i tyre ngushëllues nën zhurmën shurdhuese të megafonave, të surles e lodrës,  ritmi i këngës shumadinsko, cerr-cerr-cerr, pastaj  ‘tralala e tralale”, hajde hajde  rrushi-beligradit, qajhe shukharie, moj dada mirije e kështu si sot, si mot, kudo në Kosovë, jo vetëm në qytezën time, ku ka dy muaj që vuan nën zhurmë, zallahi aziatike, krisma, daire, gjymysh junani e bullgari, suxhuk Prizreni e raki Rahoveci, qyqek stambolli e hallvë anadolli.


Ajme! Ajme!


Kjo është Kosova e dalldisë verore kur na vinë perëndimorët, na vizitojnë, vallëzojnë e kënaqen dhe në fund  na lënë edhe ndonjë euro, sepse pa eurot e tyre shumë nga ne do të ishin  edhe më keq. Kjo është Kosova që po jep gjithçka, të gjithë çlirimtarët, tërë gjakun e derdhur, vetëm të pranohet në Evropë bashkë me Serbinë dhe nën Serbinë, bijën e përdalë të Evropës, rrospinë e BE-së e të Kremlinit, kurvën e djeshme të Anadollit, putanën e sotme të Brukselit.  


 


Dalldia e dasmorëve të lagjes sime nuk pushon. Nuk pushojnë dot as fjalët që po i radhis kuturu, në këtë shkrim, mbase po i radhis me vend e pa vend, pa fill e pa skaj, në këtë shkrim as dele as dash, por në përpjekje për të lënë një gjurmë për këtë kohë pa kohë, ku na kanë katandisur shkapërdarët tanë dhe mujsharët e surrat-surrat e Brukselit. Kjo tekefundit thonë se na qenka  kohë transite, sa  për shpëlarje truri, sepse në Evropën e bashkuar nuk të duhet gjuha as kultura shqipe, tradita as feja, morali as mëshira, duhet vetëm mishi i bardhë për eksport, forca punëtore për punë të veçanta, jo gjithnjë të pista e të rënda, por  që nuk i bën dot gjermani, italiani, frëngu, zvicerani apo ai tjetri, sepse mbi të gjitha duhet të krijohet “njeriu i ri evropian”, ambigjen, homogjen, heterogjen, pederast, manekin, lezbik, transvestit,  njeri që kujdeset për qentë, macet mijtë, njeri, në kuptimin evropian të fjalës, i mirë për të gjithë, në shërbim të të gjithëve, një euro-njeri.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …