Komisioni Evropian publikon sot dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Diplomatët e Bashkimit Evropian thonë se për Ushtrinë e Kosovës duhet të pyetet edhe Beogradi zyrtar!

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do të diskutojnë për situatën në Ballkanin Perëndimor, gjatë takimit të fundit për këtë vit. Presidenca austriake pret që ministrat, të reflektojnë në temat siç janë: raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës dhe efektin e tyre të mundshëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Në këtë drejtim, burime diplomatike nga BE-ja, bëjnë të ditur se ministrat e Jashtëm, do të diskutojnë për tarifën e vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, si dhe paralajmërimet e Prishtinës për votimin e ligjit për transformimin e FSK-së në ushtri. “BE-ja ndan mendimin e njëjtë me NATO-n sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës, e cila sipas tyre duhet të jetë rezultat i një procesi gjithëpërfshirës dhe në përputhje me ndryshimet kushtetuese” ka thënë një burim i BE-së, për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Diplomatët e BE-së kanë theksuar se për ushtrinë, duhet të pyetet edhe Beogradi zyrtar. Sipas tyre, nëse për formimin e saj nuk ka pajtim nga ana e Beogradit, atëherë kjo çështje do të duhej të zgjidhej në kuadër të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit. Gjithashtu, ministrat pritet t’i bëjnë thirrje edhe njëherë Prishtinës të tërheqë vendimin për tarifën, pasi ky veprim, siç thonë në Bruksel “e ka komplikuar edhe më shumë situatën dhe është në kundërshtim me marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …