Osman Osmanaj: KK-Istog nuk hap konkurs per mesimdhenës të matematikës…

Për: Sektori i Inspekcionit të Arsimit – Pejë


 


Nga: Osman Osmanaj, Profesor i matematikës. Rr 12 Prilli – Istog. 044/199-249


 


Lënda: Ankesë


 


Duke vlerësuar kompetencën ligjore të Inspektoratit të Arsimit, unë Osman Osmanaj i diplomuar në FSHMN-Universiteti “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Shkencave Matematikore, programi 4 (katër) vjeçar, shfrytëzoj rastin për denoncimin e mosveprimit konform obligimit ligjor të cilin do të duhej ta përmbushte Komuna e Istogut si punëdhënëse në sektorin e arsimit. Ndonëse, kam të përfunduar Fakultetin e Matematikës, siç është paraparë me dispozitat e nenit 6 nënparagrafit 9.2.2 të U.A. Për Normativ Mbi Kuadrin Profesional Të Arsimit të Përgjithshëm nr. 20/2013 në shkollat e mesme të larta normativi kadrovik i mësimdhënies është i paraparë për lëndën e matematikës kuadri i cili ka përfunduar FSHMN-në dega e matematikës arsimore me përgatitje master, sistem katërvjeçar apo bachelor. Duke pasur parasysh përgatitjen time universitare, sipas dispozitave të Nenit 6 nënparagrafit 9.2.2 unë i plotësoj kushtet sipas këtij udhëzimi administrativ si kuadër normativ për mësimdhënie në shkollat e mesme të larta.


 


Mirëpo, Komuna e Istogut përkundër faktit që në shkollën e mesme teknike “Mithat Frashëri” dhe gjimnazin “Haxhi Zeka” Drejtoria Komunale e Arsimit, kompetente pranë ekzekutivit komunal, nuk ka hapur konkurs fare për pranimin e kuadrit për lëndën e matematikës. Që është edhe më e keqja, aktualisht në këtë shkollë lëndën e matematikës e vijojnë personeli pa përgatitje adekuate profeesionale siç është paraparë me dispozitat normative që janë në fuqi. Mësimdhënësit e tanishëm të matematikës kanë të përfundar studimet dy vjeçare në fakultetin e edukimit, drejtimi matematikë-informatike për tu rikualifikuar më vonë me normativën e re të arsimit ku kanë vazhdar edhe një vit vijues. Përgatitja e tillë në bazë të UA 20/2013 është paraparë për shkollat fillore, por jo ato të mesme të larta. Poashtu, duke pasur parasysh se se sipas U.A. 17/2009 mbi procedurat e zgjedhjes së personelit arsimor në shkollë, sipas nenit 12 theksohet se: “ Në arsim e mesëm të lartë, në mungesë të kandidatëve të kualifikukar të nivelit master dhe sistemit katërvjeçar dhe bachelor katërvjeçar, mund të pranohen niveli bachelor trevjeçar për një vit shkollor.”, nënkupton se vetëm në mungesë të kuadrove mund të jetë angazhuar personeli jokompetent në kuptim të rregullimit ligjor në sektorin e arsimit.


 


Po ashtu, sipas Ligjit të Punës, konkretisht dispozitave të nenit 8, është e paraparë që punëdhënësi në sektorin publik sa herë të themelojë marrëdhënien e punës duhet të hapë një konkurs publik i cili do të jetë i hapur dhe i mundshëm për secilin pa asnjë diskrriminim. Për këtë duke pasur parasysh që DKA e KK Istog në kuptim të këtyre udhëzimeve administrative është e obliguar që të plotësoj personelin kadrovik sipas kërkesave imperative të këtyre akteve, dhe se personeli arsimor i pakualifikuar duhet t’i nënshtrohet konkursit publik për vendin e punës në të cilin nuk plotësohen kushtet profesionale, ka pamundësuar konkurimin e personelit kompetent për lëndën në fajlë duke mos hapur fare konkurs dhe duke vazhduar mësimdhënien me personelin jokompetent i cili vazhdon të mbajë mësimin në këtë shkollë të mesme të lartë.


 


Marrja parasysh e përgatitjes profesionale është kriteri kryesor për përzgjedhjen e kandidatëve për mësimdhënie, gjë e cila vërtetohet edhe me udhëzimin administrativ 17/2009 Procedura e zgjedhjes së personelit arsimor në shkollë, ku sipas dispozitave të nenit 4 par. 2 theksohet se: “Komisioni për zgjedhjen e personelit arsimor do ti shqyrtoj të gjitha kërkesat e Kandidatëve, dhe në bazë të kritereve (shkalla e përgatitjes profesionale, rezultatet në punë, përvoja e punës në arsim etj) do të përpilohet një listë e ngushtë prejtre(3) kandidatëve për intervistë.” Siç shihet, DKA-ja e KK Istog nuk ka marrë parasysh kriteret bazë për përzgjedhjen personelit adekuat me përgatitje profesionale sipas normimit kadrovik, dhe në këtë mënyrë ka krijuar rrethanë të bazuar për diskriminim mbi bazën profesionale.


Prandaj, përmes kësaj ankese kërkojë nga Sektori i Inspektoratit të Arsimit që lëndën time ta shqyrtojë dhe mbi bazën e administrimit të provave dhe vlerësimit të të njëjtave të obligojë Komunën e Istogut që të hapë konkursin publik për lëndën e Matematikës në Shkollat e Mesme të Larta, teknike “Mithat Frashëri” dhe gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog.


Shpresoj që ankesa ime do të shqyrtohet në kohë sa më të afërt duke u vlerësuar si e pranueshme dhe e bazuar.


Istog, ______ gusht 2015


___________________


Osman Osmanaj


 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …