Mr. Lulzim A. Beqiri: Blerës “kënaquni” me mashtrimet

Ditëve të fundit ka një trend të rritjes së mashtrimeve nga ana e marketeve të mëdha në Republikën e Kosovës. Shumë qytetar kanë mbushur rrjetet sociale me dëshmi faktike të mashtrimeve nga ana e marketeve dhe kompanive kosovare. Mirëpo institucionet përgjegjëse janë duke heshtur, duhet dy javë e më shumë që inspektoriati të dalë në inspektim edhe atë duke lajmëruar kompanit se “ Mos mendoni se sot do të ju vizitojmë”.

Mashtrimet e bëra nga marketet e mëdha si Etc, Super Viva, Emona etj, janë shkelje e të drejtave të klientëve dhe pabesi ndaj lojalitetit të tyre, mos harroni humbja e një klienti ka kosto jashtëzakonishtë të rëndë ju menaxher të ketyre marketeve.

Sipas një analize të thjeshtë nëse një konsumator blen këto produkte të paktën dhjetë herë në muaj, kjo do të thotë se ai konsumator për periudhën e mashtrimit do të humbas rreth 100 euro në vit.

Shumë kompani në të gjihtë globin kanë tendenca që të krijojnë e mbajnë lidhje më të fuqishme me konsumatorët e tyre, e që në mënyrë të kujdesshme të menaxhohen të gjitha “pikat e ndjeshme ” në raport me konsumatorët me qëllim të maksimizimit të bësnikërisë së tyre.

Marketet kosovare të kenë parasysh se konsumatorët e sotshëm është vështirë të kënaqen, janë më të mençur, më të vetëdijshëm për cilësinë, çmimin, kërokjnë më shumë, harrojnë më vështirë dhe i ofrohen shumë alternativa nga konkurentë tjerë me oferta të njëjta apo edhe më të mira.

Sipas disa ekonomistëve nuk është vështirë të fitohen konsumatorë të kënaqur, disa kompani mund ta bëjnë këtë. Por sfida është të prodhohen konsumatorë besnikë dhe të mahnitur.

 

Kompanitë duhet bërë kalkulimin e kostos së konsumatorëve të humbur.

 

Nuk mjafton të jesh i aftë në tërheqjen e konsumatorëve të rinj: kompania duhet t’i mbajë ata dhe vazhdimisht të bëjë përpjekje për të rritur biznesin. Shumë kompani edhe në Kosovë vuajnë nga dezertimi i lartë i konsumatorëve. Është njësoj si të hedhësh para në thesin pa fund.

 

Kompania duhet të dallojë arsyet e humbjes së konsumatorve të saj dhe të identifikojë ata që mund t’i menagjojë në mënyrë sa më efikase. Korporata FORUM ka bërë një hulumtim dhe ka analizuar konsumatorët e humbur të disa kompanive më të mëdha dhe ka ardhur në përfundim se:

a) 15% e konsumatorëve kanë kaluar diku tjetër për shkak se kanë gjetur produkte më të mira.

b) 15%_shi tjetër kanë gjetur produkte më të lira.

c) 70% e konsumatorëve kanë ikur për shkak të vetëdijes së dobët ose për shkak të mos-vetëdijes së shitësit.

 

Nuk ka asgjë më të mirë se sa të dëgjohen konsumatorët, një kompani do të ishte jashtëzakonisht e mençur nëse i kushton një vëmendje të veçantë konsumatorëve, sepse çelësi i përkujdesjes së konsumatorëve është kënaqësia e tyre.

Një konsumator i kënaqur mbetet besnik më gjatë, blenë më shumë, flet mirë për kompaninë dhe produktet e saja, i kushton më pak rëndësi konkurencës dhe është më pak i ndjeshëm në çmim, ofron ide për produkte ose shërbime te kompania, dhe kushton me pak për tu shërbyer sesa konsumatori i ri.

 

Mirëpo ne mendojmë që t’i këshillojmë kompanitë tona kosovare sepse disa kompani mendojnë se janë duke marrur një sens të kënaqjes së konsumatorëve duke grupuar ankesat e tyre. Mirëpo sipas disa hulumtimeve del se 96% e konsumatorëve nuk ankohen fare, një pjesë nga ta thjesht nuk blejnë më , 54% deri 70% do të bëjnë biznes me kompaninë nese ankesat e tyre merren parasysh shpejtë. Konsumatorët e trajtuar mirë pas ankesës u tregojnë mesatarisht 5 personave për trajtimin e mirë që e kanë marrur nga kompania.

 

Reklama ka për qëllim shitjen masive dhe të krijojë mundësinë për komunikim masiv me tregun e caktuar. Reklama mund të shikohet nga audienca milionëshe në TV dhe përfaqëson çdo formë të sinjalit të paguar që ndërton një segment të caktuar konsumatorësh për të rritur direkt ose indirekt shitjet.

 

Për të arritur suksesin e synuar, personat përgjegjës për marketing duhet të jenë kreativë, duke hulumtuar metoda dhe mënyra të ndryshme të reklamimit, që përkojnë me realitetin dhe traditën e vendit, pasi ka shumë reklama që mund të sjellin edhe ciklin e degjenerimit të produktit të kompanisë.

 

Pra me reklamim duhet të synohet veprimtaria e ndërmarrjes, e cila ka si qëllim reklamimin e produkteve dhe shërbimeve të veta, me qëllimin kryesor – shitjen e tyre. Ekonomistët, reklamën e kanë definuar si “Një formë e ndikimit të qëllimshëm dhe të vetëdijshëm, por të padetyrueshëm”, një proces komunikativ ndikues me ndihmën e mjeteve të ndryshme të komunikimit.

E mos na mashtroni…

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …