Oda e Afarizmit të Kosovës pritet në takim nga kryeministri, Ramush Haradinaj

Oda e Afarizmit të Kosovës pritet në takim nga kryeministri, Ramush Haradinaj

Peticioni për heqjen e udhëzimeve administrative të nënshkruar nga dhjetëra biznese, problemi i energjisë elektrike, përkrahje për taksën 100%, infrastruktura ligjore, mungesa e energjisë elektrike, ligjeve në përputhje me tregun, ligji i punës dhe lehonisë dhe çështje tjera të ngjashme të cilat preokupojnë biznese, ishin qëllimi i takimit të delegacionit të Odës së Afarizmti të Kosovës me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Hradinaj.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi falëderoi Kryeministrin Ramush Hradinaj për pritjen dhe prezantoi shërbimet dhe aktivitet e odës që punon pa rreshtur për përmirësimin e klimës së të bërit biznes e cila po vazhdon të jetë e rënd.

Krasniqi potencoi se aktualisht OAK është duke u marrë me probleme të cilat po pengojnë zhvillimn e vendit por bashkarisht me Qeverinë e Kosovës mund të arrijnë zgjidhen.

Kryetari i OAK më tej shtoi se Oda e Afarizmit të Kosovës në kontinuitet po vazhdon takimet me ministrat përkatës dhe institucionet e tjera, për problemet që bizneset i adresojnë në OAK, ku një nga problemet kryesore që po shkakton humbje të mëdha prodhuesve vendor e sidomos për lëndën e parë është energjia elekrike, siç janë bukëpjekësit dhe të cilët kanë kërkuar që të lirohet energjia elektrike për 50%.

Haradinaj u njoftua për peticionin e dorëzuar të premten nga OAK të nënshkruar nga dhjetëra biznese për heqjen e udhëzimeve administrative nga Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë që kufizojnë në 5 hektarë sipërfaqe, 5 vjet dhe 2000 € qira vjetore për hektarë si dhe heqjen e kufizimit për ndërrimin e pronës.

Gjithashtu, OAK ka kërkuar që Kosova të krijoj produktet strategjike sikurse i kanë vendet e rajonit.

Anëtari i bordit të OAK, Hamdi Malushaj u fokusua tek energjia elektrike me tension të ulët si një pengesë e madhe e bashkëpunimit me investitorët e huaj dhe kërkoi të shikohet një mundësi për evitimin e këtij problemi.

Ndërsa, Hysni Zogaj, anëtar i bordit të OAK, foli për sektorin minerar i cili i sjellë shumë të hyra buxhetit të Kosovës, dhe theksoi se okupimi i zonave minerare me vite të tëra ndikon që të mos ketë zhvillim ekonomik në sektorin minerar, andaj Zogaj propozoi që KPMM të shuhet dhe të kalojë nën administrimin e MZHE.

Gezime Rexhepi Çollaku, Drejoreshë e Kopshtit Bardha dhe anëtare e OAK-së, kërkoi nga Kryeminisri që të rregullohet Ligji i Punës, përkatësisht Pushimi i Lehonisë, dhe të bëhet heqja e kësaj barre nga bizneset dhe të kalojë 100% tek shteti, në mënyrë që ato të fuksionojnë më mirë dhe të ndikojë në rritjen e puënsimit të gjinisë femërore.

Diamant Elshani, anëtar i bordit të OAK-së, kërkoi nga kryeministri i Kosovës bashkëpunim më të ngushtë në veçanti në thithjen e investimeve në mënyrë që të dalim në treg sa më fuqishëm me prodhime, ku theksoi taksa ishte një ndihmesë për bizneset vendore.

Hasan Gigollaj, anëtar i bordit të OAK kërkoj që mos të fajësohen prodhuesit e bukës, por fajtor kryesor këtu janë distributorët e miellit, andaj kërkoi që urgjentisht tregtarët e miellit mos t’i rrisin çmimet në mënyrë që kjo mos të ndikojë në rritjen çmimit të bukës.

Kryeministri i Republikës se Kosovës Ramush Haradinaj, falënderoi delegacionin e OAK-së për takimin dhe theksoi se do t’i trajtojë temat e propozuara nga Oda, duke u shprehur i hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm, dhe bëri thirrje që OAK të vazhdoj komunikimet  me nivelin qendror me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballen bizneset.

OAK u përfaqësua nga Kryetar i bordit Skënder Krasniqi, sekretari i bordit Diamant Elshani, anëtarët e bordit Hamdi Malushaj, Hysni Zogaj, Hasan Gigollaj si dhe zyrtaret Qendresa Ibrahimi dhe  Doruntina Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …