Viti 1986 ishte vit i kobshem ,per atdheun tone te robruar nga serbocetniket, ne pergjithse e,per levizjen revolucionare te Kosoves ne veqanti ngase,me tortura neper zyrat e sigurimit serb i ndane nga jeta tre aktivist nder kryesoret te ceshtjes shqiptare ;Metush Krasniqin,Xhemail Blakaj dhe Male Morinen. Pikerisht diten e diele me 14 dhjetor te vitit 1986, 32 vite me pare, u nda nga jeta ne krye te detyres, ne sherbim te ceshtjes shqiptare, antari i devotshem i Levizjes nacionalclirimtare te Kosoves dhe viseve shqiptare ne Jugosllavi, bashkpuntore i ngushte i Jusuf Gervalles, atdhetari dhe luftetari i lirise, Malë Morina nga fshati Lubeniq i Pejes. Akti makaber i vrasjes me torture ne Supin e Pejes nga kolaboratore te serbise mjerishte pjelle e zeze shqiptare,dhe perpjekjet e tyre per ta mbuluar krimin ,dhe njollose figuren madheshtore te Male Morines, duke e marre te vdekur dhe duke e vare ne konop ne nje peme te nje cerrnagori ne fshatin Lubeniq, eshte piramida e krimit, qe puntoret shqiptarë te sigurimit, argatë te Tomë Miqunoviqit e Deme Mujes kryen ndaje aktivisteve dhe revolucionareve konsekuent te ceshtjes shqiptare.
Prandaj ne shenje te ketij pervjetori te 32-te te renjes ne altarin lirise e ne ne krye te detyres, te keti biri shenjet te shqiptarise, po botojme nje balade dialoguese, ku Male Morines me ispektoret shqipfolesa ne supin e Pejes zhvillohej para dhejnes se frymes se fundit,shkruar nga Mehmet Musa shok dhe bashkpuntor i Male Morines ,ne Munih(MÜNCHEN)te dielen me 28 dhjetor 1986.
Dhjetori
Dhjetori me bore
dhjetori me acar
nje trim ra deshmore
nga xhelatet barbar
Nga argatet e Titos
e te Rankoviqit
nga argatet e shkjaut
Tome Miqunoviqit
Torture pas torture
siq dine xhelatet e zi
per te vetmin shkak
qe luftonte per liri
Para Jusuf Gervalles
une bera betim
per bashkim kombetar
luftoj me cdo cmim
Ate dite kure u betova
ne flamur e bese shqiptare
Kosoven me clirue
nga ju o bisha barbare
Jem betue ne ideal
qe kurre luften mos me ndale
mos me ndale luften clirimtare
pa i bashku trojet shqiptare
Dhash betimin mbi flamur
ce s´do tme thej as nje torture
as torturat e serbise
e as litari i tradhtise
Mire ndegjoni shkije e shkina
mua litari nuk me frikson
per emer m´thrrasin Male Morina
e meme Shqiperia kurre s´me harron
Nane lokja kure e pa
te birin vare ne konop
medete o biri nenes
xhelatet te paskan kope
Tye ne lis te paskan vare
argatet e Save Batares
nga sot biri i lokes
je vella i Sefe Koshares
Dhjetori me bore
dhjetori me acar
Male Morina ra deshmore
nga xhelatet barbar!!!