leoni

Mustafë Krasniqi: Klubi Letrar “Martin Camaj” në Mynih mbajti manifestim letrar

Mustafë Krasniqi: Klubi Letrar “Martin Camaj” në Mynih mbajti manifestim letrar

Klubi letrar „Martin Camaj“ në Mynih organizoj Manifestim Letrar  për Vitin e  Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, festat e  nëntorit dhe të fundvitit.

Manifestimi u mbajt në bashkëpunim me FC «ALBA» Augsburg dhe fondacionin «BESA» në Mynih.

  Në këtë manifestim letrar përpos krijimtarisë së poetike, pati Kumtesa, për Gjergj Kastriotin –Skënderbeun dhe prezantime veprash të autoreve të ndryshëm, recitale dhe orë letrare me karakter garues.

Hapjen e Manifestimit Letrar e bëri Fran Tanushi, ku dhe u zgjodh paneli prej tre vetave: Mustafë Krasniqi, Milazim Kajtazi dhe Avdullah Bugari, të cilët e drejtuan Manifestimin Letrar. Ndërsa fjalën e rastit, për aktivitetet e Klubit Letrar “Martin Camaj”, për dy vite me radhë e paraqiti kryetari i saj, Sylë Bajrami. Më pas manifestimin e përshëndeti Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës z. Naser Idrizi, përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës z. Shani Hamitaga, në cilësinë e anëtarit të nderit të LKSHM-së, Hasan Qyqalla kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptar në Mërgatë, Gani Bytyçi, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për në Zvicër, Anton Krasniqi, nga Fondacioni “Besa”, Neki Lulaj nga Lidhja e Shkrimtarëve në Gjermani dhe përfaqësuesi i FC “Alba” në Augsburg, Malush Marsori.

Pas fjalës përshëndetjes, kumtesën për Skënderbeun dhe një analizë sintetike të librit të autorit, Murat Ajvazit, me titull “Skënderbeu në historiografinë Zvicrane” foli Paulin Zefi, ndërsa për librit “Gurana” të autorit, Hysen Berisha foli Esheref Berisha, kurse për revistën “Mirdita” foli Fran Tanushi dhe në fund të prezantimeve të veprave foli Mustafë Krasniqi për librin “Albumi Poetik”, libër që synohet të dal në vazhdimësi me numra të rinj, ngaqë ngërthen në vete vetëm krijuesit e Klubit Letrar “Martin Camaj” në Munih. Njëkohësisht fton edhe krijuesit e rinj, të jenë të pranishëm me krijimtaritë e tyren në këtë “ Album Poetik”, po ashtu dhe nëpër orë letrare që i organizon Klubi Letrar “Martin Camaj”.

Pas përfundimit të pjesës së parë, pauzës 10 minutëshe, filloj pjesa e dytë e orës letrare me karakter garues.

Ora letrare me karakter garues.

Orën letrare me karakter garuese e hapi vogëlushja Edonisa Kuqi, me recitalin kushtuar 28 nëntori, ku recitimi i saj i emocionoi të pranishmit. Më pastaj krijuesit me poezitë e tyre garuese u paraqitën: Malush Marsori, Fadil Lumi, Haziz Hysa, Mentor Thaçi-jashtë garimit, Neki Lulaj, Gani Bytyqi, Hasn Qyqalla, Mustafë Krasniqi, Milazim Kajtazi, Fran Tanushi-jashtë garimit dhe Sylë Bajrami.

Pas leximit të poezive paneli ftoj vogëlushen, Edonisa Kuqi, të dal në skenë me këngën “Mora Fjalën”, ku zëri i saj jehoj dhe mori sallën si një artiste e shkëlqyer. Nga këto emocione që i dha Donisa për të pranishmit,  u përshëndet nga të pranishmit me duartrokitje të pandalshme, ku dhe u falënderua nga drejtuesi i panelit, Mustafë Krasniqi, për  emocionet që i dha. Me këtë raste Krasniqi shfrytëzoj rastin dhe kërkoj nga të pranishmit, ta përkrahim shkollën shqipe, ku ndër të tjera tha: Të nderuar bashkëkombës të bashkuar të përkrahim shkollën shqipe, fëmijëve të mos ua humbim gjuhën e bukur, gjuhën shqipe, gjuhën e Naimit, gjuhën e lashtësisë sonë, ngaqë fëmijët nuk janë fajtor, për harresën e gjuhës, po që ne nuk ia ofrojmë gjuhën shqipe ta mësojnë.

Deri sa Juria prej tre anëtarësh: Mentor Thaçi, Fran Tanushi dhe Murat Ajvazi i vlerësuan poezitë garues, paneli vazhdoj programin me poezi jashtë garimit.

Poezitë të cilat u vlerësuan si poezi më të mirë ishin: Për vendin e tretë Malush Marsori, për poezinë e dytë u ndan dy shpërblime për: Gani Bytyçin dhe Neki Lulaj, ndërsa për poezinë e parë shpërblimi ju nda poetit Hasan Qyqallës.

Ndërsa për kontribuuesit dhe aktivistët u ndan edhe pesë mirënjohje për: Z. Halil Kqikut, Fondacionit “Besa”, FC “Alba”, Paulin Zefit dhe Shani Hamitaga.

Ndërsa Manifestimin Letrar e përmbylli kryetari i Klubit Letrar “Sylë Bajrami”, kurse FC “Alba” shtroj drekë për të pranishmit (M.K).

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …