Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, po merr pjesë në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Përendimor. Ai ka shkruar se Kosovës është e gatshme që me të gjitha kapacitetet shtetërore të kontribuojë në sigurinë dhe paqene e rajonit. “Në konferencen franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve te zjarrit në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmova angazhimin e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë shumë aktive e kësaj përpjekje. Krimi e trafiku nuk njohin kufinj, ndaj lufta kundër tyre duhet të jetë ndërkufitare dhe e bashkërenduar. Bashkë me ministrin e brendshëm paraqitëm plane konkrete për bashkëbiseduesit tanë – kolegët nga rajoni, institucionet franceze dhe gjermane dhe organizatat ndërkombëtare të pranishme. Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet shtetërore është e përkushtuar që ti kontribuojë sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë”, ka shkuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …