Nisin punimet për rregullimin e shtratit të lumit që rrjedh ndërmjet fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Rumir Zhuniqi drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, kanë vizituar punimet në projektin për rregullimin e shtratit të lumit që rrjedh ndërmjet fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë. “Kanë nisur punimet për rregullimin e shtratit të lumit që rrjedh ndërmjet Krushës së Madhe e Celinës. Me këtë projekt synojmë që problemet e shumta që kanë shkaktuar vërshimet, si rrjedhojë e lumit, për banorët dhe bujqit e kësaj ane të zgjidhen me këtë projekt shumë të nevojshëm e kërkuar nga qytetarët”, është shprehur kryetari Latifi. Ndërsa, nisjen e punimeve banorët e të dy fshatrave e kanë pritur mirë, pasi që siç kanë thënë ata, në vazhdimësi kanë pasur vërshime dhe dëmtim të kulturave bujqësore sa herë që ka pasur reshje të shiut. Ata kanë thënë se me rregullimin e shtratit, më nuk do të kenë vërshime e as dëmtim të kulturave bujqësore, pasi që një pjesë e madhe e banorëve, jetojnë nga të ardhurat që marrin nga puna që e bëjnë në bujqësi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …