Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Shoqatës së Transportuesve të Udhëtarëve të Anamoravës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësues të Shoqatës së Transportuesve të Udhëtarëve të Amamoravës. Gjatë këtij takimi është folur në veçanti rreth çështjeve që kanë të bëjnë me transportuesit e udhëtarëve në regjionin e Anamoravës, përkatësisht në Komunën e Vitisë. Përfaqësuesit e kësaj shoqate në të cilën bëjnë pjesë me dhjetëra kompani të Anamoravës thonë se ata po punojnë në interes të udhëtarëve të cilët marrin shërbime nga kompanitë të cilët përfaqësohen në këtë shoqatë. Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se kjo komunë përveç që ka punuar shumë në infrastrukturën rrugore si asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimin e trotuareve ka rregulluar edhe Stacionin e Autobusëve në Viti, për të ju ofruar shërbime më të mira jo vetëm udhëtarëve por edhe kompanive të cilët operojnë në territorin e Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …