Kocijançiq

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiç nuk pranon ta komentojë deklaratën e kryeministrit Haradinaj

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç nuk ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila nuk e ka përjashtuar idenë për korrigjim të kufijve me Serbinë. Haradinaj ka thënë se Mogherini e ka ngulfatur dialogun me Serbinë, duke prezantuar dialog edhe për territore. Kocijançiç ka thënë  se është e rëndësishme që palët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet që janë të kundërta me frymën e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …