leoni

Vazhdon investimet në infrastrukturë komuna e hanit të Elezit

Në kuadër të realizimit të projektit “Shtrimi me kubëza betoni në zonat rurale” komuna e Hanit të Elezit ka realizuar apo janë në përfundim e sipër disa segmente të këtij projekti. Nga ky projekt janë zhvilluar punime në rregullimin e rrugës për te varrezat e fshatit Dimcë dhe Krivenik, është punuar në Lagjen Meliq, në rrugicat e Lurëve në fshatin Seçishtë, në fshatin Paldenicë, Rruga “Ditura”, rregullimi i përrockës në Rrugën “Gafurr Loku” si dhe në Lagjen e Lokëve në rrugën ‘Imer Vila”. Pjesë e këtyre projekteve ka qenë edhe rregullimi i infrastrukturës përcjellëse aty ku ka qenë e nevojshme. Për të realizuar këto projekte komuna e Hanit të Elezit ka ndarë mjete finaciare prej 65.350,00 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …