Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka takuar në Paris homologun e tij gjerman, Heiko Maas

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka takuar në Paris homologun e tij gjerman, Heiko Maas

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka takuar në Paris homologun e tij gjerman, Heiko Maas. Pacolli ka shkruar se gjatë këtij takimi është për një vizitë të tij në Berlin. “Me homologun tim gjerman, Heiko Maas, u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme. Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur. Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam në Paris me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Deputetët e Kuvendit bëjnë betimin solemn pas verifikimit të mandateve

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, ftoi deputetët …