Ish-pjesëtari i UÇK-së, Remzi Shala i ftuar nga Specialja thotë se nuk do t'i përgjigjet ftesës pasi nuk e njeh këtë gjykatë

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Remzi Shala i ftuar nga Specialja thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës pasi nuk e njeh këtë gjykatë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Shala, i njohur me pseudonimin “Molla e kuqe”, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovë në Hagë. Këtë e ka konfirmuar vetë Shala, i cili ka thënë se ka marrë thirrje dhe urdhër që të paraqitet në Hagë më 17 janar të vitit 2019. Shalës, ish-komandant i Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjitshëm të UÇK-së, nuk i janë dhënë detaje se në çfarë cilësie pritet të intervistohet. Shala, nga Theranda, ka thënë se nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Gjykatës Speciale – duke rrezikuar kështu që të gjobitet apo edhe të dënohet me burgim ashtu siç e paralajmëron thirrja. “Unë, komandant “Molla e Kuqe”, i togut të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për t’u dorëzuar në Hagë. Deklaroj para gjithë popullit se nuk do të dorëzohem dhe nuk do t’i përgjigjem kësaj ftese”, ka thënë ai. “Ata qe ma sollën këtë ftesë u deklaruan se janë policë të EULEX-it, ndërsa unë iu kundërpërgjigja se nuk e njoh këtë gjykatë, se unë jam shqiptar, dhe jam krenar për luftën që kam bërë”, është shprehur ai. “Andaj, u bëj thirrje të gjithë shokëve të mi, si kur kemi dhënë besën për atdhe dhe për flamur, ashtu të jemi të një bese, mos ta njohim këtë gjykatë dhe mos të dorëzohemi në Hagë”, ka thënë Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …