Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo d’Adaario ka thënë se KFOR-I do ta vazhdojë mandatin e tij duke krijuar mjedis të sigurt edhe pas formimit të ushtrisë së Kosovës. “Ne nuk jemi vetëm, punojmë së bashku me Misionin e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian, OSBE-në dhe shumë të tjera”. Institucionet në Kosovë, të gjitha vendet fqinje, duhet të sigurojnë përparim dhe stabilitet, jemi të bashkuar, të përkushtuar dhe të fokusuar në krijimin e kushteve dhe progresit në të ardhmen, deklaroi ai. D’Adario ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të përkujdeset për një mjedis të sigurt. “Do të vazhdojmë të përmbushim këtë mision shumë të rëndësishëm në Kosovë”, u shpreh ai.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …