Shemsie Elshani: Ja përse brezi im e donte Enver Hoxhën


(Letër miqve te mi ne Shqipërinë e
“brendshme”)


 Me miqtë e mi
ne Shqipërinë e brendshme, siç e quan Agolli, me te cilet na perputhet mendimi,
ndodhin edhe keqkuptime. Kjo, per shkak te pikepamjeve ne raport me
personalitetin e Enver Hoxhes. Ne ne Kosove Enver Hoxhen e personifikonim me
Shqiperine, me shtetin ame, nga i cili na kishin ndare dhunshem e me te cilin
donim te bashkoheshim. Kendej kufirit ne njihnim jeten tone te varfer, te
organizuar ne klane familjare, ku respektohej autoriteti i me te madhit, e qe
per ne te rinjet nuk kishte liri zgjedhjeje pos t`i nenshtroheshim ketij
autoriteti.

 

Nepermes TVSH-se andej kufirit shihnim nje jete
tjeter, te ciles i kendohej me dashuri, shihnim çerdhe e kopshte femijesh, gra
qe pjeknin buken e qe merrnin çmime ne art, kulture e shkence. Shihnim filma qe
i kushtoheshin njeriut te ri. Percillnim festivale kengesh, ku i kendohej
femijes se pare, po edhe puthjes se pare. Kete nivel jete, te ne e gezonin
vetem serbet dhe nje shtrese e holle e shqiptareve te cilet kishin arritur te
shkolloheshin dhe punesoheshin, por qe nuk arrinin dot te beheshin model per
masat e gjera. Qe atehere e ndjeva, qe njeriu ka nevoje per kulturen e vete, e
jo per nje kulture te huaj. Kjo nuk i interesonte politikes zyrtare te
Jugosllavise se asaj kohe, qellimi i se ciles nuk ishte te na afronte me
kulturen tone, por perkundrazi te na tehuajsonte sa me shume. Asaj nuk i
konvenonte te emancipohej dhe zhvillohej i tere populli shqiptar ne Kosove,
prandaj priviligjoi vetem nje shtrese te shqiptareve nga te cilet ajo kishte
perfitimet e veta, te ruajtjes se vellezerim – bashkimit.

 

Deri vone kam menduar qe kjo shtrese njerezish, te
cilet gezuan privilegjet e nje jete te mire, me vende te mira te punes, me
bursa studimi per femijet e me pushime verore te organizuara, do te prodhoj
megjithate njerez te formuar e qytetare te denje, te cilet duke qene me afer
dijeve dhe informacionit, nje dite do te ktheheshin per te ndihmuar popullin e
vete, bazen nga gjiri i te cilit kishin dalur.

 

Te pakte, shume te pakte qene ata te cilet
sakrifikuan keto privilegje, dhe pa dyshim nder keta ishte Ukshin Hoti, i cili
jo rastesisht qe nga viti 81 perkrahu kerkesen e studentave per Republike, u
bashkua me ata, i mbrojti ata fuqishem, u burgos, u sakrifikua dhe u vetmohua
deri ne zhdukje totale. Ne kete gjendje, pa mbeshtetje shtresa e gjere e
popullit, kishte ngelur prapa, jashte procesit shoqeror, e pa integruar dhe me
raporte te pashthurura patriarkale, tamam si ne feudalizem.

 

Me hapjen e Universitetit ne Prishtine, filluam te
shkollohemi ne mase te ndjeshme. Ky shkollim ndikoi jo vetem ne ndryshimin e
sistemit te vlerave por edhe ne rritjen e nevojave tona kulturore te cilat
tashme nuk arrinim t`i plotesonim me ato qe na servohej nga Beogradi. Ne si
popull nuk kishim kurre mundesi te nominonim vlerat, aq me pak ato politike.
Ato na vinin nga larte dhe natyrisht per te qene lart ne kete piramide, duhej
ti pershtateshe politikes se Beogradit.

 

Si pasoje lindi letersia dhe veprimtaria ilegale e
disa dhjetra grupeve, qe prodhuan Pranveren historike te vitit 1981, vit ky qe
sipas Ukshin Hotit u cilesua si viti me kualitativ ne jeten politike te
shqiptareve te Kosoves. Ishte viti 1981 ai qe promovoi kthesen qe solli me pas
ne skene UÇK – ne. Pos kesaj, viti 81 njihet edhe si viti i diferencimit
ideopolitik, me zbatimin e te cilit politika jugosllave ndau popullin edhe
ashtu te varfer te Kosoves ne dy pjese: Ne demostrues, dhe ne denues te tyre.
Kjo ndarje megjithate nuk vleu per Milloshevicin, i cili gjate luftes ne Kosove
nuk i kurseu as te paret as te dytet.

 

Ne vendlindjen time ne Therande Serbia vrau njesoj
te gjithe, sidomos familje te cilat perfaqesonin vlere. Duke vrare keshtu
tentoi te shkaterroj strukturen e familjes, qofte asaj fshatare apo asaj
qytetare, ne menyre qe jeten ne Kosove ta kthej prapa, drejt regresit. Ajo qe
dua te them megjithate eshte, qe, njesoj si ata te cilet perqafuan ideologjine
e Titos, e poashtu edhe ata te cilet perqafuan ideologjine e Enverit, ishin
rezultat i rrethanave te krijuara politike. Rendesi per mua ka qe si te paret,
ashtu edhe te dytet, nuk arriten qe te zhvillohen aq sa te marrin pergjegjesite
e kohes. Te paret mbase per shkak te ecjes se tyre ne nje rruge jo natyrore –
jo shqiptare, ne ate sllave dhe sipas Erich Fromm nje rruge e tille qe nuk
bazohet ne natyren njerezore nuk con ne zhvillimin e njeriut, por vetem te
plotesimi i kerkesave subjektive, realizimi i te cilave con ne marrjen e ca
kenaqesive kalimtare.

 

Nderkaq me mire nuk qendrojme as ne te cilet u
rreshtuam pas Enverit. Vrasjet, burgosjet e veprimtareve te denje, te afte per
te avancuar ceshtjen, e dobesuan shume rezistencen dhe luften tone drejt
lirise. Ndjekjet, bastisjet, izolimet e diferencimet e vazhdueshme, jeta e
rende dhe e veshtire, penguan dukshem, rrugetimin tone drejt jetesimit te
Reublikes, te cilen e gjakuam. Perkunder kesaj, ishte brezi im ai qe rriti
dashurine per Atdheun. Permes asaj qe shihnim ne TVSH, une arrita t’i mesoj
tere filmat permendesh, t’i njoh te gjithe aktoret e brezit te arte te
kinematografise shqiptare. Ata aktore te mire, ata filma te realizuar, ishte e
pamundur te mos i mbaja ne mendje.

 

Ne vitin 2011 takova Liri Lushin, ketu ne Zvicer, ne
nje manifestim me rastin e 30 vjetorit te demonstratave te vitit ’81. U befasua
shume kur i recitova fjalët e rolit te Shotës. Festivalet e kenges se lehte, po
edhe ate te Folklorit ne Gjirokaster, i dija permendesh. Te gjitha keto ndikuan
te une te krijohem ndryshe, te formohem ndryshe, madje jo vetem une, edhe
shoqet e mija, edhe shoket e mi te brezit tim ishin keshtu. Sot shoqet nga
Shqiperia, pas pervojave te shumta me kosovaret, kane arritur te shohin
ndryshimin ne sjellje, ne nivel kulturor, ne menyren e jeteses, e ne teresi ne
mentalitet.

 

Andaj përkundër faktit qe gjerat atje (ne Shqiperi)
nuk jane me se miri ose si do te duhej te ishin, ne krahasim me Kosoven, jane
shume me përpara. Dhe une sot mund te beje debat te barabarte, te inkuadrohem
ne jeten e tyre shoqerore e politike, te mos dalloj ne koncepte e ne perceptim
fenomenesh, fale asaj dashurie qe kisha per Enverin. Une juve qe nuk e deshet
Enverin ju kuptoj pse nuk e deshet, por, ju lutem shume, me kuptoni edhe ju mua,
e brezin tim, se perse e deshëm atë…

 

(Bern, 03. 09. 2015)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …