Në Mozaikun e afishuar, në Prizren në 550-vjetorin e Skënderbeut, përmbi përkrenaren e Skënderbeut, ose përfundi saj, varet si kthehet është vizatuar një dhi apo cjap, që shëmton pa nevojë vetë përkrenaren. Askush nuk e mohon se përkrenarja ka brirë, si simbol i mesjetës, në akord me kohën, por vizatimi i një dhie mbi atë përkrenare, apo poshtë saj nuk duket të ketë qenë një zgjidhje e duhur pavarësisht nga përkushtimi i vizatuesit. Deputetja Ganimete Musliu, ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili sipas saj nuk e ka trajtuar si duhet këtë mozaik, por nuk e ka vërejtur defektin e mozaikut. “Nuk befasohem më pse kështu i kemi punët! Turp për kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka!”, ka shkuar Musliu.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …