Reklamat në internet janë mënyra efikase për t’ia
përcjellë mesazhin klientëve të mundëshëm, duke ju lejuar që të depërtoni në
një klientelë më të madhe dhe duke ulur ndjeshëm shpenzimet e marketimit.
Reklamat në internet jo vetëm që ndihmojnë për të shtuar trafikun në një faqe
të caktuar interneti por edhe ndikojnë pozitivisht në shitjet me mënyra
tradicionale, pasi shërbejnë si burim për të përhapur emrin dhe iden e
kompanisë ose produktit të cilin ju dëshironi tv reklamoni.
Evuluimi i marketingut ka kaluar përmes tri fazave
të cilat marketeret i quajnë, marketing 1.0, marketing 2.0 dhe marketing 3.0.
Marketingu 1.0, ose epoka e orientuar ka produkti,
në epokën industriale ku thelbin e teknologjisë e përbënte makineria
industrial, marketingu i orientur shërbente, për shitjen e mallrave dhe
shërbimeve konsumatorve që mund ti bleninë ato. Synimi kryesor ishte që produktet të përmirësoheshin, për të arritur
deri te çmimet sa më të lira, dhe të bëheshin sa më të shitshme. Henri Ford
thoshte “Çdo klient mund të ketë një makinë të lyer me çfardëdolloj ngjyre që
ai dëshiron, përsa kohë që ajo është e zezë.” Pra ky është kuptimi i
marketingut 1.0.
Marketingu 2.0, ose marketingu i orientuar ka
klienti, Konsumatorët e sotshëm është
vështirë të kënaqen, janë më të mençur, më të vetëdijshëm për cilësinë, çmimin,
përmbajtjen, kërkojnë më shumë, harrojnë më vështirë dhe i ofrohen shumë
alternativa nga konkurrentë tjerë me oferta të njëjta apo edhe më të mira.
Te marketing 3.0, kompanitë tregun e shohin
krejtësisht human me mendje, zemër dhe shpirt, te marketing 1.0, kompanitë
tregun e shohin si masa e blerësve me nevoja fizike, konsumatorë më të zgjuar me mendje dhe zemër
e shohin tregun kompanit që aplikojnë marketingun 2.0.
Koncepti i marketingut 1.0, është zhvillimi i
produktit, diferencimi te marketing 2.0 dhe vlerat te marketing 3.0.
Marketing 1.0, si parim ka specifikimin e produktit,
kurse te kompanit që janë në pozicionin e Marketingut 2.0, parim kryesor kanë pozicionim të produktit dhe te
korporatës, ndresa Marketingu 3.0, parim primar ka misionin, vizionin dhe
vlerat e kompanisë.
Ndërveprimi te marketingu 3.0 ka bashkëpinimin e
shumë vetave me shumë veta, e që është e kundërta me marketingun 2.0 ku
ndërveprimi me konsumatorë është bashkëpunimi një me një, ndërsa marketing 1.0
transaksion një ndaj shumë klientve.
Teknologjia është kudo dhe bashkë me të edhe rrjetet
sociale. Nga një kërkim të bërë nga “ Pew Internet “, në gusht të vitit 2012,
është gjetur se 69% të rritur nga e gjithë bota, janë të kyqur në rrjetet
sociale. Disa nga rrjetet sociale më të përdorura nga njerëzit janë Facebook-u,
duke vazhduar me LinkedIn, Twitter, YouTube, Pinterest, Instagram, Tumblr dhe
shume blogje të tjera. Vetëm në rrethin ku ne jetojmë kemi një shoqëri të gjerë
e cila përdorë rrjetet sociale. Imagjinoni sikur ju të kishit një biznes në
kuadër të të cilit do të donit të reklamonit oferta të ndryshme, një nga
mënyrat më të mira, më efektive dhe më të përodura në kohët e fundit, është
marketingu përmes rrjeteve sociale.
Përfitimet janë të shumta sa i përket reklaminimit
përmes rrjeteve socioale, sidomos facebook.
Përfitimet janë:
Facebook është webside numër 2 më i vizituar ( pas
google.com)
Facebook i lejon reklamuesit të synojnë
një grup të veçantë të njerëzve
Facebook lejon biznesin tuaj të ndërveprojnë direkt me klientët tuaj
në mënyrë që ju të ndërtoni besnikërinë dhe imazhin e markes .
Facebook është platformë ku mund të përdoret për
promovimin e profukteve të reja
Reklamat në facebook janë më fleksibile
Përdoriesit e facebook nuk vizitojnë internetin
vetëm për të konsumuar informacione
Reklama përmes facebook vizitohet shumë herë në ditë
Facebook i lejon reklamuesit për të blerë hapësirë
Reklamimi në Facebook mund të jetë shumë i lirë, dhe
të arrini audiencën e synuar
Aftësia për të arritur përdoruesit smartphone etj.
Edhe në Kosovë si në çdo vend të botës, facebook
luan rol të rëndesishëm në shitjen e produkteve dhe shërbimeve që kompanit
kosovare reklamojnë përmes rrjetit social i cili në Kosovë ka mjaft
popullaritet, sidomos të pjesa e moshes mesatare. Facebook ka aktualisht mbi
2 milijard përdorues në mbar botën, dhe ka një kosto
të reklamimit rreth 23.7 milijardë dollarë, ka mbi 4.milijardë pëlqime. Në
Republikën e Kosovës janë më shumë se 1.1 miljon llogari të hapura në internet
që është diku 77% e totalit të popullësisë. Pra është një mundesi e mirë për
bizneset kosovare që të rrisin shitjet duke përdorë këtë rrjet social mjaf me
ndikim në vendin tonë.