KMDLNJ

KMDLNj: Gjykata Speciale po i shkel të drejtat e njeriut pasi që personat e ftuar nuk po i njofton për arsyjen e thirrjes

Lidhur me ftesat  e pesë të ftuarve të ish-komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale pati reagime të shumta. KMDLNj, këto ftesa, po i vlërëson si shkelje të të drejtave të njeriut pasi që, sipas tyre, personat e ftuar duhet të jënë të njoftuar për arsyjen e thirrjes. “Nëse në ftesën me shkrim drejtuar personave të ftuar para Gjykatës Speciale në Hagë për intervistim, nuk tregohet se në çfarë cilësie ftohet dhe për këtë nuk informohet as i ftuari e as mbrojtësi i autorizuar e që duhet të jetë i pranishëm gjatë intervistimit, atëherë kjo paraqet shkelje të drejtave të njeriut për çka duhet të reagojë Ombudspersoni i Gjykatës Speciale dhe organizatat për të drejtat e njeriut kurse , për mbrojtje të ligjshmërisë dhe integritetit të procesit dhe të ftuarit, zyrtarisht duhet të reagojë mbrojtësi i autorizuar” thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …